BOTA

Koronavirus kapërcen zyrtarisht Sars, Rusia mbyll kufirin me Kinën (FOTO)

Në kohën kur raportohet zyrtarisht se numri I infektimeve nga koronavisuri i ri kapërceu atë të Sarsit, Rusia urdhëroi mbylljen e kufirit të saj tokësor me Kinën me shpresën të parandalojë përhapjen e sëmundjes që po merr përmasa të frikshme.

Raste të prekurish nga koronavirusi i ri tashmë raportohen në çdo rajon të Kinës dhe në të paktën 15 vende të tjera të botës. Bilanci I viktimave mbërriti në 170, ndërsa të infektuarit janë 7,711. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se në Gjermani, Vietnam e Japoni janë regjistruar dhe raste infektimi të personave që nuk kishin udhëtuar vetë drejt vendit të kthyer në epiqendrën e sëmundjes, por e kanë marrë nga të tjerë që kanë qenë atje.

Edhe Franca njoftoi një rast të ri infektimi. Ekspertët thonë se virusi ka një fazë inkubacioni prej dy javësh, e mund të transmetohet edhe përpara simptomave si temperatura apo kolla. Si reagim ndaj përhapjes së shpejtë të tij, mjaft shoqëri fluturimi kanë ndërprerë udhëtimet ..

Loading...

Në kohën kur raportohet zyrtarisht se numri I infektimeve nga koronavisuri i ri kapërceu atë të Sarsit, Rusia urdhëroi mbylljen e kufirit të saj tokësor me Kinën me shpresën të parandalojë përhapjen e sëmundjes që po merr përmasa të frikshme.

Raste të prekurish nga koronavirusi i ri tashmë raportohen në çdo rajon të Kinës dhe në të paktën 15 vende të tjera të botës. Bilanci I viktimave mbërriti në 170, ndërsa të infektuarit janë 7,711. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se në Gjermani, Vietnam e Japoni janë regjistruar dhe raste infektimi të personave që nuk kishin udhëtuar vetë drejt vendit të kthyer në epiqendrën e sëmundjes, por e kanë marrë nga të tjerë që kanë qenë atje.

Edhe Franca njoftoi një rast të ri infektimi. Ekspertët thonë se virusi ka një fazë inkubacioni prej dy javësh, e mund të transmetohet edhe përpara simptomave si temperatura apo kolla. Si reagim ndaj përhapjes së shpejtë të tij, mjaft shoqëri fluturimi kanë ndërprerë udhëtimet në Kinë, përfshirë Lufthansa, Swissair, British Airways, e United Airlines.

Ndërkohë shumë vende po i marrin qytetarët e tyre nga Wuhan. Në Japoni mbërriti një avion me 210 japonezë që ndodheshin në rajonin ku u shfaq më së pari virusi. Edhe SHBA ka evakuuar qytetarët e saj nga Wuhani. 195 vetë u dërguan në bazën amerikane Riverside, ku duhet të qëndrojnë 72 orë në izolim. Gjermania sakaq po përgatitet të evakuojë 90 qytetarë të saj, të cilët një avion i posaçëm luftarak do t’i dërgojë ditët e ardhshme në Frankfurt. Ndërsa Australia ka në plan t’i vendosë në karantinë të evakuuarit e saj në një ishull 2 mijë km larg brigjeve të saj, e ata britanikë po ashtu do të qëndrojnë për 14 ditë në një bazë ushtarake.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Koronavirus kapërcen zyrtarisht Sars, Rusia mbyll kufirin me Kinën (FOTO) Koronavirus kapërcen zyrtarisht Sars, Rusia mbyll kufirin me Kinën (FOTO)Rating: 5.0
To Top