OTHER

Koronavirusi rrezikon furnitorët kineze të “Apple”, vonesa në prezantimin e “IPhone SE 2”?

Shpërthimi i koronavirusit të ngjashëm me SARS-in në Kinë kërcënon sipas disa raporteve, krijimin më të fundit të “Apple”-it, “IPhone SE 2”.

Kina po aplikon në masë të madhe karantinën në vazhdën e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit të ri, dhe mjaft punonjës janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.

Ekspertët mendojnë se nga kjo situatë, zor të mos cenohet edhe zinxhiri furnizues i “Apple”-it. Nikkei Asian Review kujton se virusi është shpërndarë tashmë në të gjithë provincën e Hubeit, e cila ndodhet shumë pranë qendrave kryesore prodhuese të “Apple”-it.

Furnitorët, sipas të njëjtit burim, kanë paralajmëruar se ritmi I frikshëm I infektimeve mund të ndikojë dhe tek prodhimi. Përpos kësaj, edhe disa drejtues të këtij zinxhiri janë detyruar t`i shtyjnë udhëtimet e tyre në zonë për shkak të virusit.

Bloomeberg e thekson se Iphone9 /SE 2 është veçanërisht i rrezikuar, për shkak se prezantimi I tij pritej shumë shpejt, brenda një apo dy muajsh. Me këtë që po ndodh, ..

Loading...

Shpërthimi i koronavirusit të ngjashëm me SARS-in në Kinë kërcënon sipas disa raporteve, krijimin më të fundit të “Apple”-it, “IPhone SE 2”.

Kina po aplikon në masë të madhe karantinën në vazhdën e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit të ri, dhe mjaft punonjës janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.

Ekspertët mendojnë se nga kjo situatë, zor të mos cenohet edhe zinxhiri furnizues i “Apple”-it. Nikkei Asian Review kujton se virusi është shpërndarë tashmë në të gjithë provincën e Hubeit, e cila ndodhet shumë pranë qendrave kryesore prodhuese të “Apple”-it.

Furnitorët, sipas të njëjtit burim, kanë paralajmëruar se ritmi I frikshëm I infektimeve mund të ndikojë dhe tek prodhimi. Përpos kësaj, edhe disa drejtues të këtij zinxhiri janë detyruar t`i shtyjnë udhëtimet e tyre në zonë për shkak të virusit.

Bloomeberg e thekson se Iphone9 /SE 2 është veçanërisht i rrezikuar, për shkak se prezantimi I tij pritej shumë shpejt, brenda një apo dy muajsh. Me këtë që po ndodh, nuk e imagjinoj dot një skenar ku të mos ketë ndërprerje ose vonesa të prodhimit, thotë analisti Patrick Moorhead nga Moor Insights & Strategy .

“Unë them se do të ketë probleme të mëdha, të cilat do të nisin që nga lënda e parë, prodhimi, testimi e dërgimi i telefonave. Padyshim do të ketë vonesa”, shton ai. Vështirësitë pritet të pllakosin edhe prodhimin e “iPhone 11” dhe “Airpods”.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Koronavirusi rrezikon furnitorët kineze të “Apple”, vonesa në prezantimin e “IPhone SE 2”? Koronavirusi rrezikon furnitorët kineze të “Apple”, vonesa në prezantimin e “IPhone SE 2”?Rating: 5.0
To Top