MAQEDONIA

VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

Kosova.Today ·

Nga VLEN kanë përshëndetur zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke vlerësuar se zgjedhja e Presidentes së re dhe dakordimi politik për ndryshimet ligjore dëshmojnë rëndësinë e dialogut dhe respektimit të institucioneve. “Kosova dëshmoi...

Nga VLEN kanë përshëndetur zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke vlerësuar se zgjedhja e Presidentes së re dhe dakordimi politik për ndryshimet ligjore dëshmojnë rëndësinë e dialogut dhe respektimit të institucioneve.

“Kosova dëshmoi se demokracia, dialogu politik dhe respektimi i institucioneve janë rruga për të tejkaluar edhe situatat më të vështira politike”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga koalicioni theksojnë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës i jep fund, sipas tyre, ngërçit institucional dhe krijon mundësi për rikthimin e plotë të funksionimit të institucioneve.

“Presidentes së re i urojmë sukses në detyrën e saj dhe besojmë se përvoja e saj në politikë, arsim dhe shkencë do t’i shërbejë forcimit të institucionit të Presidentit dhe stabilitetit të vendit”, thuhet në reagim.

VLEN ka përshëndetur gjithashtu konsensusin politik për miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Sipas koalicionit, dakordimi politik për këtë çështje tregon se përmes dialogut dhe vullnetit për kompromis mund të gjenden zgjidhje edhe për temat më të ndjeshme politike.

“Tash është koha që institucionet të funksionojnë, politika të fokusohet te qytetarët dhe Kosova të ecë përpara me stabilitet, përgjegjësi dhe demokraci”, përfundon reagimi i VLEN-it.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja Siljanovska-Davkova: Alfabeti shqip themel i identitetit kombëtar

22.11.2026

Qeveria e Maqedonisë ofron 3 avantazhe të rëndësishme për të rinjtë: banesë 20% më të ulëta, taksa komunale zero dhe kartelë studentore me zbritje 20%

23.11.2026

Komuna e Gostivarit ka borxhet më të mëdha në Maqedoni - kush janë të detyruar?

21.11.2026

Erërat e fuqishme në Tetovë shkaktuan 2 zjarre dhe 15 intervenime

20.11.2026