Kosova dhe Irlanda me konsultime në prag të presidencës irlandeze të BE-së

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, Mentor Tahiri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Dublin, ku u prit nga përfaqësuesit e palës irlandeze, të udhëhequr nga Drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth. MPJD thekson në një njoftim se takimi shënoi një moment të

Kosova dhe Irlanda me konsultime në prag të presidencës irlandeze të BE-së
kosova-dhe-irlanda-me-konsultime-ne-prag-te-presidences-irlandeze-te-be-se

kosova-dhe-irlanda-me-konsultime-ne-prag-te-presidences-irlandeze-te-be-se

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, Mentor Tahiri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Dublin, ku u prit nga përfaqësuesit e palës irlandeze, të udhëhequr nga Drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth.

MPJD thekson në një njoftim se takimi shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Gjatë konsultimeve, palët diskutuan mbi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe Irlandë, marrëdhëniet bilaterale dhe avancimin e tyre, procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat globale të sigurisë. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të organizatave dhe forumeve ndërkombëtare.

Takimi i zhvilluar në prag të Presidencës irlandeze të BE-së, konfirmoi përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, si dhe për vazhdimin e dialogut të rregullt politik në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe avancimit të agjendës evropiane.