“Kosova duhet të bëjë më shumë presion tek QUINT-i që Serbia ta sjellë trupin e Hajrizit”

Edhe 17 ditë pasi u vra vazhdon të mbetet e paqartë se kur mund të bëhet kthimi i trupit të Faton Hajrizit në Kosovë. Ndërkohë, që kërkohet që institucionet e Kosovës të bëjnë më shumë presion tek shtetet e QUINT-it për të kërkuar nga Serbia kthimin e tij.  Kanë kaluar më shumë se 2 javë […]

“Kosova duhet të bëjë më shumë presion tek QUINT-i që Serbia ta sjellë trupin e Hajrizit”

Edhe 17 ditë pasi u vra vazhdon të mbetet e paqartë se kur mund të bëhet kthimi i trupit të Faton Hajrizit në Kosovë. Ndërkohë, që kërkohet që institucionet e Kosovës të bëjnë më shumë presion tek shtetet e QUINT-it për të kërkuar nga Serbia kthimin e tij. 

Kanë kaluar më shumë se 2 javë që prej se autoritet serbe, dyshohet se vranë të arratisurin nga burgu i Kosovës, Faton Hajrizin.

Por, trupi i të njëjtit ende është duke qëndruar në Serbi. Së fundmi janë dërguar edhe mostrat e strishos së nënës së tij, për të bërë identifikimin porse ende nuk dihet nëse ka ndonjë rezultat nga kjo.

Avokati i familjes, Arianit Koci, gjatë ditës nuk është përgjigjur, në interesimin e Dukagjinit për këtë çështje, njëjtë sikurse edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Avokati i Yll Zekaj thotë se institucionet e Kosovës do duhej të bënin më shumë presion tek shtete e Quintit, për të mundësuar kthimin e trupit të Hajrizit në Kosovë.

“Kthimi i kufomës së të dyshuarit apo tani të ndjerit Hajrizi, është një obligim që shteti i Serbisë e ka në drejtim të familjes së z.Hajrizi për organizimin e ceremonisë mortore dhe është obligim i shtetit bazuar edhe në Konventën ndërkombëtare, ajo cka nuk është duke u realizuar sic duhet është një neglizhencë e shtetit të Serbisë, përkatësiisht deri më tani kanë kaluar disa jave e prej momentit kur dyshohet se i njëjti është vrarë dhe nuk kemi një transparencë se cfarë është bërë për identifikimin e tij, shteti i Kosovës e ka të pamundur të bëjë më shumë për shkak të mungesës së bashkëpunimit me shtetin e serbisë, ajo cka është dashur të bëhet nga shteti i Kosovës, është të bëhet më shumë trysni në shtete e Quintit që të njëjtit të ndikojnë në shtetin e Serbisë,” deklaroi Zekaj.

Ai beson se Serbia, këtë rast është duke e shfrytëzuar për qëllime politike, tek shton se identifikimi përmes ADN-së, nuk merr shumë kohë.

“Në kushte normale duhet kjo procedurë është shumë e shpejrte dmth strishoja apo identifikimi i ADN-së, bëhet në  cështje dite nuk është ndonjë procedurë e tejzgjatur sidomos në shtete të zhvilluara, sic është Serbia ku është e pajisur me laborator dhe ajo nuk duhet të ketë problem në këtë drejtim, por problemi është politik dhe i zvarritjes së qëllimshme të procedurave kemi parë që të gjitha procedura deri më tash kanë shkuar në baza private sesa institucionale,” shtoi Zekaj.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, ndërkohë që dyshohet se vrau një polic serb, e plagosi një tjetër, e më pas u ekzekutua nga të autoritete atje./

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :