Krasniqi: Absurde që Ura e Ibrit të mbahet e mbyllur, hapja e saj s’është kundër askujt

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është absurde që ura mbi lumin Ibër të vazhdojë të mbahet e mbyllur. Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale, ai shtoi se hapja e kësaj […]

Krasniqi: Absurde që Ura e Ibrit të mbahet e mbyllur, hapja e saj s’është kundër askujt

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është absurde që ura mbi lumin Ibër të vazhdojë të mbahet e mbyllur.

Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale, ai shtoi se hapja e kësaj ure nuk do të jetë kundër askujt.

“Ritheksoj siç thuhet edhe në planin e BE-së, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovë. Në atë plan thuhet se rivitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve të të gjithë qytetarëve të veriut dhe jugut, do të kontribuojë në shkëmbim dhe mirëkuptim. Jo vetëm që nuk ka arsye por tashmë është absurde vazhdimi i mbajtjes së urës mbyllur. Edhe kjo urë duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Hapja e saj nuk do të jetë kundër askujt, jemi të bindur që liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk rrezikon paqen dhe sigurinë”, u shpreh ministri.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :