Krasniqi: Shumicë parlamentare e dobët e mashtruese – qeverisje dështuese

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar mazhorancën parlamentare, derisa e ka quajtur atë të dobët, mashtruese e qeverisje dështuese, raporton Gazeta Blic. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo legjislaturë është një nga më të dobëtat që ka pasur Kosova ndonjëherë. Krasniqi ka radhitur disa nga dëmet që thotë se kjo […]

Krasniqi: Shumicë parlamentare e dobët e mashtruese – qeverisje dështuese

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar mazhorancën parlamentare, derisa e ka quajtur atë të dobët, mashtruese e qeverisje dështuese, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo legjislaturë është një nga më të dobëtat që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Krasniqi ka radhitur disa nga dëmet që thotë se kjo qeveri po i sjell vendit.

Po ashtu, ajo ka përmendur sukseset e LDK-së në Kuvend.

Postimi i saj i plotë:

Shumicë parlamentare e dobët. Shumicë mashtruese – qeverisje dështuese.

Kjo legjislaturë është një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë. Si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane kam tentuar disa herë t’i ftoj në raportim Ministren e Punëve të Jashtme dhe zv/Kryeministrin, Besnik Bislimi për të treguar dështimet në arenën ndërkombëtare dhe çështjen e masave që Kosova i ka për më shumë se një vit. Kanë ikur për muaj me radhë nga komisioni dhe kur kanë qenë në komision kanë bërë propagandë, kanë mashtruar dhe kanë thënë të pavërteta.

Disa nga dëmet që kjo qeveri po i sjellë vendit:

Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Masat sanksionuese ndaj Kosovës.

Prishja e marrëdhënieve me miqtë e Kosovës.

Mungesa e deputetëve të shumicës në seanca.

Arroganca e pushtetit të paaftësisë.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :