SHOWBIZ

MC Kresha heq nga dora orën për t’ia dhuruar fansit

Kosova.Today ·

Një video e publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok është bërë menjëherë virale, duke marrë vëmendjen e mijëra ndjekësve. Ngjarja ka ndodhur gjatë atmosferës të festivalit “Sunny Hill”, ku reperi i njohur MC Kresha ka dhuruar një moment...

Një video e publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok është bërë menjëherë virale, duke marrë vëmendjen e mijëra ndjekësve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë atmosferës të festivalit “Sunny Hill”, ku reperi i njohur MC Kresha ka dhuruar një moment mjaft emocional për të pranishmit.

Teksa po shijonte festivalin dhe po këndonte njëzëri me bashkëpunëtorin e tij të pandashëm, Lyrical Son, si dhe me fansat e shumtë që ndodheshin pranë tij, MC Kresha ka bërë një gjest plotësisht të papritur. I rrëmbyer nga energjia e turmës dhe emocioni i natës, reperi ka hequr orën nga dora e tij për ia dhuruar një prej fansave në turmë.

Pamjet në TikTok, me mbishkrimin “MC Kresha të dhuron orën e tij”, u bënë menjëherë virale në rrjet.

Komentet janë mbushur me lavdërime për thjeshtësinë dhe bujarinë e artistit, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më emocionuese të festivalit të sivjetshëm


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj

15.11.2026

Shyhrete Behluli bën veprimin e papritur si nënë, ia zbulon Engjit sekretin që e kishte mbajtur për kaq kohë

14.11.2026

“Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës në BBVK 5

12.11.2026

Vesa lajmërohet nga Gjilani, me këtë veshje do ta ‘shkrijë’, Mirlindin

15.11.2026