Kreu i Zubin Potokut: Problemi i Urës së Ibrit është propagandë, hapja do të ndikonte pozitivisht

Një pjesë e qytetarëve në komunat me shumicë serbe po kërkohet stabilitet për këtë çështje, po thotë kreu i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Zeqiri në një prononcim për Front Online tha se problemi i Urës së Ibrit është propagandë. Sipas tij, kjo çështje s’ka nevojë të diskutohet në Bruksel fare. “Mesiguri ka pasur […]

Kreu i Zubin Potokut: Problemi i Urës së Ibrit është propagandë, hapja do të ndikonte pozitivisht

Një pjesë e qytetarëve në komunat me shumicë serbe po kërkohet stabilitet për këtë çështje, po thotë kreu i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Zeqiri në një prononcim për Front Online tha se problemi i Urës së Ibrit është propagandë.

Sipas tij, kjo çështje s’ka nevojë të diskutohet në Bruksel fare.

“Mesiguri ka pasur qytetarë edhe nga Zubin Potoku, por një pjesë e qytetarëve është e gatshme me i kontribu stabilitetit sepse është interes jetik. Problemi i Urës së Ibrit është më tepër propagandë që po thonë që deri në Bruksel të bisedohet për këtë çështje që nuk është e nevojshme aspak, është qarkullimi i lirë gjithandej”, u shpreh Zeqiri.

Zeqiri thotë se hapja e Urës do të ndikonte pozitivisht tek qytetarët, pasi është në interes të tyre.

“Hapja e Urës do të ndikonte pozitivisht për të gjithë qytetarët, por kjo më tepër po mbulohet me propaganda politike se sa më tepër që kanë nevojë qytetarët. Është interes i të gjithë qytetarëve të jetë qarkullimi i lirë sikur gjithandej Kosovës një pjesë e mirë e qytetarëve e kanë kuptuar që askujt nuk i konvenojnë”, deklaron Zeqiri.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :