KOSOVA

Kryeministri Kurti priti përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës

Kosova.Today ·

Në ditën e dytë të punës si kryeministër i rizgjedhur, Albin Kurti ka pritur në Zyrën e Kryeministrit përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në takim morën pjesë Shaip Kamberi nga PVD-ja, Visar Memeti nga...

Në ditën e dytë të punës si kryeministër i rizgjedhur, Albin Kurti ka pritur në Zyrën e Kryeministrit përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në takim morën pjesë Shaip Kamberi nga PVD-ja, Visar Memeti nga APN-ja, Shqiprim Musliu nga LPD-ja, Sami Salihu nga LR, Armend Aliu nga AL-ja, Sali Salihu nga PD-ja, si dhe Agim Sabedini dhe PDSH-ja. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, dhe Arben Ferati nga Medvegja.

Kurti ka njoftuar se takimi ishte një mundësi për të dëgjuar qëndrimet e tyre dhe për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, si dhe rëndësinë e bashkërendimit politik për mbrojtjen e të drejtave dhe forcimin e përfaqësimit të tyre, në veçanti të përfaqësimit parlamentar.

“Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim e përgjegjësi të përbashkët. Dallimet partiake janë pjesë e demokracisë, por interesi i qytetarëve duhet të jetë pikëtakimi i angazhimit të të gjithëve. Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbetet zotim i vazhdueshëm. Do të jemi pranë tyre në mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen e identitetit dhe përmirësimin e jetës së përditshme”, ka shkruar Kurti në Facebook”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026