Kryeprokurori për ngjarjen tragjike në Majac: Një djalë i vdekur dhe dy gra të plagosura, njëra prej tyre e dyshuara për vrasje

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se një djalë është i vdekur dhe dy gra janë të plagosura- njëra prej tyre 70-vjeçare. E plagosura tjetër është tani e dyshuara, […]

Kryeprokurori për ngjarjen tragjike në Majac: Një djalë i vdekur dhe dy gra të plagosura, njëra prej tyre e dyshuara për vrasje

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se një djalë është i vdekur dhe dy gra janë të plagosura- njëra prej tyre 70-vjeçare.

E plagosura tjetër është tani e dyshuara, e cila dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, “Betimi për Drejtësi” mëson se viktima ka qenë i dashuri i të dyshuarës.