JETA

Kufizohet sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kosova.Today ·

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të vendoset kufizim i përkohshëm për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, masa do të zbatohet në autoudhë nga ora...

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të vendoset kufizim i përkohshëm për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, masa do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat parashikohet të arrijnë deri në 32°C ose më shumë.

Ndërkohë, kufizimi nuk do të vlejë për rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, ku qarkullimi do të lejohet pa pengesa.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente si dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë transportin e mallrave jashtë intervalit të përcaktuar.

Masa synon të shmangë dëmtimin e mundshëm të infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Zvicër: 27.6 për qind e kamionëve të rinj janë elektrikë

16.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

15.11.2026

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026