Vrau kunatin në Fushë-Krujë, autori njofton policinë për krimin

Vrau kunatin në Fushë-Krujë, autori njofton policinë për krimin

Një ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Nikël të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve, një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga kunati i tij pas një konflikti.

Mësohet se Eduart Afmataj ka vrarë Artur Çangun. Referuat të dhënave, autori dhe viktima kishin patur një konflikt mes tyre disa ditë më parë.

Ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë pas krimit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.