KOSOVA

OVL-UÇK kundër pjesëmarrjes së Kurtit në marshin për UÇK-në

Kosova.Today ·

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati, ka deklaruar sot se organizata do ta mbështesë protestën e paralajmëruar për 12 shtator 2026, në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)....

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati, ka deklaruar sot se organizata do ta mbështesë protestën e paralajmëruar për 12 shtator 2026, në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Megjithatë, Gucati ka bërë të ditur se OVL nuk dëshiron që në protestë të marrin pjesë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ai kritikoi Kurtin, duke thënë se nuk ka bërë deklarata në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa përmendi edhe qëndrimet e deputetëve të Vetëvendosjes ndaj veteranëve.

“Ne do ta mbështesim protestën, por nuk mund të jemi aty me Lëvizjes Vetëvendosje – e dimë se lideri i tyre në Parlamentin e Kosovës e quan kriminel Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët… nuk mund të jemi aty me deputetët e tij, të cilët i hoqën nga paga minimale veteranët e UÇK-së së bashku me Listën Serbe”, ka deklaruar Gucati.

The post OVL-UÇK kundër pjesëmarrjes së Kurtit në marshin për UÇK-në appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

Kosova pa taksë për karbonin, përball faturës së ndotjes

15.11.2026

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026