Kur dera hapet për fëmijët: Obiliqi mbështet familjet strehuese
Komuna e Obiliqit ka nisur një iniciativë për subvencionimin e familjeve strehuese për fëmijët pa përkujdesje prindërore, me këtë nismë, kjo Komunë synon të inkurajojë edhe familje të tjera që të përfshihen në strehimin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, duke u ofruar atyre një ambient më të sigurt dhe familjar. Komuna e Obiliqit i është


Komuna e Obiliqit ka nisur një iniciativë për subvencionimin e familjeve strehuese për fëmijët pa përkujdesje prindërore, me këtë nismë, kjo Komunë synon të inkurajojë edhe familje të tjera që të përfshihen në strehimin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, duke u ofruar atyre një ambient më të sigurt dhe familjar.
Komuna e Obiliqit i është bashkuar listës së komunave që subvencionojnë familjet strehuese për fëmijët pa përkujdesje prindërore.
Ky hap social e rreshton Obiliqin përkrah Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Fushë Kosovës, në përpjekje për të forcuar mbështetjen institucionale për këta fëmijë.
Sipas këtij vendimi, çdo familje që hap derën për këta fëmijë do të mbështetet me nga 350 euro në muaj.
Kryetari i komunës, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se kjo shumë do të rritet në muajt në vijim.
Sociologu Bekim Selishta e sheh pozitive këtë vendim, duke inkuajuar edhe komunat e tjera për të marrë vendime të tilla.
Aktualisht, në komunën e Obiliq është vetëm një familje strehuese, e cila po përkujdeset për dy fëmijë.
Vlen të theksohet se statistikat e këtij fenomeni janë alarmante dhe shqetësuese, pasi vetëm gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë janë braktisur gjithsej 87 fëmijë./Gazeta10


