Kur ishte periudha më e nxehtë në Tokë?
Periudha më e nxehtë në Tokë ishte 400 mijë vjet më parë. Shkaku i kësaj faze të jashtëzakonshme klimatike të planetit mund të gjendet në ngrohjen e deteve, si edhe për shkak të një kombinimi kompleks faktorësh. Kjo është vërtetuar nga një studim i ri i publikuar në revistën “Nature Communications”, sipas të cilit gjatë […] The post Kur ishte periudha më e nxehtë në Tokë? appeared first on Albinfo.
Periudha më e nxehtë në Tokë ishte 400 mijë vjet më parë. Shkaku i kësaj faze të jashtëzakonshme klimatike të planetit mund të gjendet në ngrohjen e deteve, si edhe për shkak të një kombinimi kompleks faktorësh. Kjo është vërtetuar nga një studim i ri i publikuar në revistën “Nature Communications”, sipas të cilit gjatë kësaj periudhe të identifikuara si më e nxehta në Tokë në Evropë kishte para-Neandertalë, hemisfera veriore e Tokës kishte më pak akull se sot dhe niveli i detit ishte rreth 10 metra më i lartë. Bëhet fjalë për Paleolitin e Ulët në një epokë të quajtur MIS 11c.
Studimi u bazua në analizën e një bërthame dy metra të gjatë të marrë nga shpella Basura në Liguria.
“Kjo gjetje ka bërë të mundur rindërtimin e historisë mjedisore të Evropës Jugore nga 480 mijë deri në 360 mijë vjet më parë dhe zgjidhjen e një enigme që i ka shqetësuar studiuesit për një kohë të gjatë. Nxehtësia e Tokës 400 mijë vjet më parë nuk do të justifikohej nga nivelet e rrezatimit diellor dhe gazeve serrë”, shpjegon Universiteti i Pizës.
“Sot si atëherë rrezatimi diellor nuk ishte i fortë, por studimi ynë tregon se si ngrohja e zgjatur e oqeaneve vetëm mund të shkaktojë kolapsin e akullit dhe ngritjen e nivelit të detit pa kërkuar temperatura jashtëzakonisht të larta atmosferike ose përqendrime të gazeve serrë. Klima e kaluar është e një rëndësie të madhe për të kuptuar të ardhmen e planetit tonë dhe rolin që mund të kenë luajtur ndryshimet ekstreme klimatike në evolucionin njerëzor”, përfundon profesoresha e universitetit të Pizës, Elisabetta Starnini.
The post Kur ishte periudha më e nxehtë në Tokë? appeared first on Albinfo.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk