Kur uji bëhet i rrezikshëm për shëndetin – kujdesi që duhet të tregoni
Hidratimi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe uji është aleati kryesor i njeriut. Por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë vdekjeprurëse. Intoksikimi nga uji është një problem që ka shkaktuar edhe viktima. Ai ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në […]
Hidratimi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe uji është aleati kryesor i njeriut.
MarketingPor ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë vdekjeprurëse.
Intoksikimi nga uji është një problem që ka shkaktuar edhe viktima.
Ai ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në nivele të frikshme.
Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera.
Organi kryesor i prekur nga kjo është truri.
Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera.
Deri më tani, disa dhjetëra persona kanë humbur jetën nga intoksikimi i ujit.
Të gjithë prej tyre janë sportistë që merren kryesisht me vrap.
Njerëz të tjerë të rrezikuar nga intoksikimi i ujit janë ata që marrin barna për urinimin dhe ata që vuajnë nga veskat.
Ekspertët thonë se ata që merren me aktivitet fizik siç është vrapi,ecja e shpejtë e të tjera si këto, duhet të pijnë ujë me elektrolite ose të konsumojnë kripë.
recommended by
Nautubone
Итно ослободување од болки во зглобовите – обидете се веднаш!
Дознај повеќе
Rregullat Kryesore Kundër Intoksikimit Nga Uji
Ekspertët ofrojnë dy këshilla kryesore për atletët dhe sportistët e rrezikuar nga intoksikimi nga uji.
Pini ujë kur jeni të uritur dhe jo më parë.
Sipas ekspertëve, njeriu nuk duhet të pijë ujë nëse nuk është i etur.
Akumulimi i tepërt i lëngjeve nuk e rrit aspak performancën fizike.
Kujdes Me Humbjen E Lëngjeve
Përpara se të vraponi, peshohuni duke qëndruar me shumë pak veshje.
Pas vrapit peshohuni sërish.
Në këtë mënyrë do të mësoni se sa lëngje keni humbur gjatë aktivitetit fizik dhe do të merrni masat e duhura për hidratim në aktivitetin e rradhës.
Sa Ujë I Nevojitet Në Ditë
Kur vjen puna tek uji, nuk ka një rregull të përgjithshëm për sasinë e mjaftueshme që i nevojitet një të rrituri.
Megjithatë, ekspertët më në zë të fushës rekomandojnë se një burrë duhet të konsumojë 3 litra lëngje në ditë, ndërsa një grua duhet të konsumojë 2.2 litra në ditë ose 8 gota.
Sipas ekspertëve, kjo sasi nuk ka përse të jetë ujë, por mund të jetë një kombinim lëngjesh të shëndetshme./ Marketing
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk