KOSOVA

Kurti në Francë kërkon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë vizitës në Asamblenë Kombëtare të Francës, ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane, ku ka folur për zhvillimet demokratike...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë vizitës në Asamblenë Kombëtare të Francës, ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane, ku ka folur për zhvillimet demokratike, sigurinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, është ende në pritje të hapit të radhës. Kurti ka kërkuar statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë më tej paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të përforcojë institucionet tona demokratike dhe do të rrisë prosperitetin për popullin tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka deklaruar se Kosova është e gatshme të pranojë pyetësorin dhe të vazhdojë procesin, ndërsa ka kërkuar ndihmën e Francës për sigurimin e një vendimi nga Këshilli Evropian.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për marrëdhëniet me Francën, marrëveshjet e nënshkruara në korrik dhe zhvillimet politike e stabilitetin institucional në rajon./teve1.info/

The post Kurti në Francë kërkon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vrasja e Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nisin intervistimet e dëshmitarëve

11.11.2026

KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje për ata që i kanë të papaguara dy e me shumë fatura

10.11.2026

Mungesa e kuorumit pamundësoi mbajtjen e mbledhjes së Komisionit për rastin e Arlindës

11.11.2026

Halil Matoshi: Kur u takova me Xhevat Prekazin në ushtri – i fola shqip, ai ma ktheu shpinën (VIDEO)

10.11.2026