KOSOVA

Kurti pas inaugurimit të Presidentes reflekton rreth ngërçit e bllokadave për krijimin e institucioneve: U harxhua shumë energji

Kosova.Today ·

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shpërndarë fotografi nga ceremonia e inaugurimit sot, ku presidentja e zgjedhur, Justina Shiroka – Pula, e pranoi zyrtarisht detyrën, duke thënë se ‘’shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit...

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shpërndarë fotografi nga ceremonia e inaugurimit sot, ku presidentja e zgjedhur, Justina Shiroka – Pula, e pranoi zyrtarisht detyrën, duke thënë se ‘’shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës: konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentes’’.

Kurti, ka shtuar edhe se, tani ‘’që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm’’.

Postimi:

Shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës: konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentes.

Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu.

Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm. Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës.

Edhe një herë urime të gjithëve!

Screenshot


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pejë: 135 banesa në fazë finale, Kurti dhe Pacolli përparojnë projekte të Banimit Social

21.11.2026

Kroacia vs Mali i Zi: Kufiri kontestuar, Plenkoviq - "Asnjë territor nuk do të lëshohet

21.11.2026

Gjykata caktoi paraburgim 1-vjeçar Hotit për vrasjen në Suharekë

20.11.2026

Shqipëria fitoi HIMARS nga SHBA: 210 milionë dollarë për mbrojtjen e saj

20.11.2026