KOSOVA

Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës

Kosova.Today ·

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Rusia dhe Serbia do të mundohen të përdorin Aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës. Për këtë, Kurti ka kërkuar bashkëpunim në fushën e diplomacisë publike, transmeton Klankosova.tv. “Natyrisht...

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Rusia dhe Serbia do të mundohen të përdorin Aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës.

Për këtë, Kurti ka kërkuar bashkëpunim në fushën e diplomacisë publike, transmeton Klankosova.tv.

“Natyrisht që duhet të ndërmarrim edhe një fushatë të përbashkët sa i përket diplomacisë publike, sepse natyrisht që do të ketë përpjekje nga Serbia dhe Rusia që aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të përdoret kundër Republikës së Kosovës, ndonëse është e qartë se nuk e kanë aq kollaj siç e kanë menduar, për shkak se e para, e ashtuquajtura shtëpia e verdhë, dhe i ashtuquajturi trafikim i organeve, që ishte shpikje e deputetit rus në Këshillin e Evropës, nuk ia arriti as tek aktakuza.”, u shpreh Kurti, raporton Klan Kosova.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

AUV ndalon prodhimin e suxhukut të BUQUKU-t, gjendet ADN e pulës në produktin që deklarohej me mish lope

13.11.2026

Kosova nuk është koletaral i Hagës!

15.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026