Kurti merr pjesë në Shkollën Verore të Universitetit të Prizrenit

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit, ngjarje që po përfshin studentë nga 45 vende të botës me temën Zbulimi i Diversitetit: Dija Nuk Njeh Kufij”. Gjatë bisedës, kryeministri Kurti tha se studentët e profesorët janë pasqyra e një vendi të cilët shfaqin […]

Kurti merr pjesë në Shkollën Verore të Universitetit të Prizrenit

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit, ngjarje që po përfshin studentë nga 45 vende të botës me temën Zbulimi i Diversitetit: Dija Nuk Njeh Kufij”.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti tha se studentët e profesorët janë pasqyra e një vendi të cilët shfaqin si duken vendet, kontinentet, dhe e ardhmja e tyre. Ai i njoftoi ata se në pothuajse tre vite e gjysmë qeverisje, arsimi i lartë është bërë pa pagesë.

“Një gjë që në të cilën është fokusuar qeveria, përkatësisht Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, janë bursat veçoi kryeministri. Ai tha se nuk ka investim më të mirë që kemi bërë sesa bursa për studentët – sidomos për gratë dhe vajzat që studiojnë në STEM – Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, për çka kryeministri theksoi faktin se 50% e studentëve në universitetet e Kosovës në fushat STEM janë gra, derisa mesatarja e BE-së është 17%”, njofton zyra e kryeministrisë.

Ai ka përmendur edhe ndryshimet e reja në vend si udhëtimi pa viza në zonën Schengen, indikatorët ekononomikë, socialë dhe demokratikë, si dhe sukseset e fundit në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku fituam dy medalje.

“Tutje përmendi faktin se vendi ynë dallohet për diversitetin fetar, kulturor dhe etnik. Ai shtoi se me krenari kemi dhe zbatojmë një nga Kushtetutat me mbrojtjen më të lartë të të drejtave të minoriteteve, që ndër tjerash, përfshin 10 vende të rezervuara nga 120 për minoritetet. Studentëve kryeministri iu foli edhe për diasporën, duke e quajtur të rëndësishme dhe aktive, ku tashmë ata po kërkojnë mënyra të reja për të investuar dhe kontribuar në vendin tone”, vazhdon njoftimi.

 

 

 

 

 

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :