Kurti në Zvicër u adresohet studentëve, flet për progresin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën X falënderoi Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin St. Gallen që e mirëpritën për një adresim dhe bisedë me studiuesin e njohur të marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Christoph Frei, mbi temën “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe

Kurti në Zvicër u adresohet studentëve, flet për progresin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën X falënderoi Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin St. Gallen që e mirëpritën për një adresim dhe bisedë me studiuesin e njohur të marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Christoph Frei, mbi temën “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratën e ardhshme”.

I pari i qeverisë kosovare shprehet se foli për siç tha, progresin e njohur ndërkombëtarisht demokratik dhe rritjen ekonomike të Kosovës, si dhe për lidhjen mes të dyjave.

“Kam diskutuar gjithashtu për mënyrat e drejtpërdrejta dhe të prekshme në të cilat programi social demokratik i qeverisë sonë ka përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës, në sektorë që nga shëndetësia dhe arsimi i lartë, e deri te pensionet dhe pagat e sektorit publik”, shkroi Kurti.