JETA

Kurti nga Samiti i Berlinit: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat me BE’në

Kosova.Today ·

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi, duke thënë se, është koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në...

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi, duke thënë se, është koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Kurti, ka shtuar edhe se, Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje ekonomike dhe vëmendje të plotë ndaj këtij procesi.

“Dhe ta mbajmë të lartë vëmendjen për integrimin evropian. Kosova është një demokraci elektorale, liberale dhe egalitare. Ne kemi funksionalitet demokratik. Kemi stabilitet institucional. Kemi rritje ekonomike dhe kemi vëmendje të pandarë. Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Prandaj, sot dhe çdo ditë, do t’u bëj thirrje të gjithë liderëve të BE-së që të kërkojnë një opinion nga Komisioni Evropian lidhur me këtë çështje..”, ka thënë Kurti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Gruas turke iu refuzua shtetësia për shkak të një përgjigjeje për sportin, kantoni rrëzon vendimin

11.11.2026

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

Niveli i ujit në Cyrih mbetet shqetësues, thatësira vazhdon të ndikojë në liqene dhe lumenj

11.11.2026