KOSOVA

Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të ndjerë, Altin Kryeziu

Kosova.Today ·

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të hënën familjen e zyrtarit policor të ndjerë, Altin Kryeziu, në Malishevë, për t’u shprehur ngushëllime pas vdekjes së tij. Kurti ka shprehur respekt për të ndjerin, duke thënë se...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të hënën familjen e zyrtarit policor të ndjerë, Altin Kryeziu, në Malishevë, për t’u shprehur ngushëllime pas vdekjes së tij.

Kurti ka shprehur respekt për të ndjerin, duke thënë se Kryeziu do të kujtohet si një zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

“Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë nga kolegët e shokët, miqtë dhe i gjithë populli si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm e nder për qytetarët e Republikës, sundimin e ligjit dhe interesin publik. Përkulemi para jetës dhe punës së tij! U prehtë në paqe!”, ka shkruar Kurti në librin e zisë.

Gjatë vizitës, kryeministri në detyrë i ka shprehur familjes së Kryeziut ngushëllimet për humbjen e të afërmit të tyre.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

6.3 miliardë importe për 10 muaj – nga Kina te Gjermania, ja çfarë po importon më së shumti Kosova

14.11.2026

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

15.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

16.11.2026