Kurti shkon te miqtë në Norvegji për fushatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ditën e premte ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes. Udhëtimin e Kurtit në Norvegji e ka njoftuar zyrtarisht edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook. Bashkë me Kurtin në Oslo të Norvegjisë do të shkojë edhe ministrja Donika

Kurti shkon te miqtë në Norvegji për fushatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ditën e premte ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes.

Udhëtimin e Kurtit në Norvegji e ka njoftuar zyrtarisht edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

Bashkë me Kurtin në Oslo të Norvegjisë do të shkojë edhe ministrja Donika Gërvalla.

“NESËR, më 8 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji.  Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo. Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”.