Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava dhe BIK-un, shoqërohet nga Emilija Rexhepi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës. I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe pjesëtarë tjerë të kabinetit të tij, kryeministri u uroi

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava dhe BIK-un, shoqërohet nga Emilija Rexhepi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe pjesëtarë tjerë të kabinetit të tij, kryeministri u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.

Ai falënderoi myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.