KOSOVA

Kurti për takimin me Abdixhikun: Deri kur të kemi marrëveshje na duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve

Kosova.Today ·

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para takimit të sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin e ri të Kosovës. Kurti ka...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para takimit të sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin e ri të Kosovës.

Kurti ka thënë se takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur së bashku një emër për Presidentin e ri dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendit bashkërisht t’ia sjellim emrin për Presidentin e ri dhe t’i evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se palët do të jenë të hapura për procesin, por ka kërkuar që bisedimet të mbeten konfidenciale deri në arritjen e një marrëveshjeje.

“Do të jemi të hapur karshi juve sa i përket procesit, por deri kur të kemi marrëveshje na duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve”, ka thënë Kurti.

Para takimit me Abdixhikun, Kurti ka shprehur besim se procesi mund të përfundojë me rezultat pozitiv.

“Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe me vullnet të mirë po shkojmë në takim sot”, është shprehur ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13.11.2026

Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme

15.11.2026

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror

14.11.2026

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026