SHQIPERIA

Kush e nxori nga kampi i ferrit Alvinin? Media italiane zbërthen aksionin e shpëtimit

Më në fund pas shume javësh pritje në ankth, pas bërjes së rastit publik, u shpëtua Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, i cili kishte ngelur në kapin Al-Hol në Siri. Media italiane open.online shkruan se nga kampi 11- vjeçarin e ka nxjerrë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Operacioni i shpëtimit:
Për të konstatuar identifikimin e Alvinit në kampin e Sirisë, fillimisht është punuar me tiparet apo shenjat që kishte 11-vjeçari në trup. Gjithashtu edhe një krahasim me tiparet e të atit të tij, Afrimit. Në të njëjtën kohë, më 10 shtator, u lëshua në Interpol një urdhër me autorizimin e prokurorisë publike të Milanos, domethënë një shënim për gjurmimin e fëmijës. SCIP, Shërbimi Policor Ndërkombëtar i Ministrisë së Brendshme Italiane, ishte angazhuar në një mision delikat, gjatë të cilit u përfshinë edhe ministritë e jashtme italiane dhe shqiptare.
Alvin dhe babai i tij, Afrim Berisha, kanë nënshtetësi shqiptare dhe një leje qëndrimi të rregullt italian. Autoritetet e Tiranës lëshuan dokumentet e..

Loading...

Më në fund pas shume javësh pritje në ankth, pas bërjes së rastit publik, u shpëtua Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, i cili kishte ngelur në kapin Al-Hol në Siri. Media italiane open.online shkruan se nga kampi 11- vjeçarin e ka nxjerrë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Operacioni i shpëtimit:

Për të konstatuar identifikimin e Alvinit në kampin e Sirisë, fillimisht është punuar me tiparet apo shenjat që kishte 11-vjeçari në trup. Gjithashtu edhe një krahasim me tiparet e të atit të tij, Afrimit. Në të njëjtën kohë, më 10 shtator, u lëshua në Interpol një urdhër me autorizimin e prokurorisë publike të Milanos, domethënë një shënim për gjurmimin e fëmijës. SCIP, Shërbimi Policor Ndërkombëtar i Ministrisë së Brendshme Italiane, ishte angazhuar në një mision delikat, gjatë të cilit u përfshinë edhe ministritë e jashtme italiane dhe shqiptare.

Alvin dhe babai i tij, Afrim Berisha, kanë nënshtetësi shqiptare dhe një leje qëndrimi të rregullt italian. Autoritetet e Tiranës lëshuan dokumentet e nevojshme për transportin në Itali të fëmijës së vogël, e cila ndodhi përmes Libanit.

Në të njëjtën kohë, SCIP kërkoi ndërhyrjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, i vetmi që operonte në kampin Al Hol, i cili menjëherë u aktivizua me Gjysmëhënën e Kuqe dhe ishte në gjendje të identifikonte fëmijën dhe ta transportonte atë, falë garancive të ofruara për operacione humanitare, nga kampi i refugjatëve në Damask dhe më pas në kufirin e Sirisë me Libanin.

Në kufi fëmija u mor në krye nga një drejtues i Policisë italiane SCIP i cili, së bashku me CRI, karabinierët dhe një delegacion të qeverisë shqiptare, e çuan në ambasadën italiane në Beirut, ku po pret të niset drejt Italisë.

11-vjeçari është transportuar nga Damasku në Liban dhe aktualisht ndodhet në ambasadën Italiane në Bejrut, ndërsa nesër do të niset drejt Romës për t’u bashkuar me familjen, babanë dhe motrat.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kush e nxori nga kampi i ferrit Alvinin? Media italiane zbërthen aksionin e shpëtimit Kush e nxori nga kampi i ferrit Alvinin? Media italiane zbërthen aksionin e shpëtimitRating: 5.0
To Top