SHQIPERIA

Kush e shantazhoi zëdhënësin e Metës? Gazetarët Lala dhe Hoxha japin detaje

Pasi presidenti Ilir Meta konfirmoi në ‘Facebook’ se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj, gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë dhënë detaje nga episodi në fjalë.
“Nuk di të jetë kërcënuar, do duhet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi. E ka fjalën për ambasadën italiane”, tha Lala këtë mbrëmje në emisionin Opinion.
Ndërkaq gazetari Artan Hoxha tha:
“Deklarata që ka patur zëdhënësi i presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi të ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike, jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë nuk kemi”.
REAGIMI I TEDI BLUSHI..

Loading...

REAGIMI I TEDI BLUSHIT

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit. Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës. Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kush e shantazhoi zëdhënësin e Metës? Gazetarët Lala dhe Hoxha japin detaje Kush e shantazhoi zëdhënësin e Metës? Gazetarët Lala dhe Hoxha japin detajeRating: 5.0
To Top