Kush është pasardhësi i mundshëm i Putin? Pronar i bizneseve miliona euro dhe rezidencave luksoze

Më 2017, një kompani “offshore” me bazë në Qipro, e quajtur Pimodo, investoi 3 milionë euro në dhjetë rezidenca me pesë yje në Resorin Salinas në arkipelagun e shtetit Kepi i Gjelbër në Oqeanin Atlantik. Paratë e investimit ishin ofruar nga kompania e tregtisë bujqësore ruse, Agrotorg Tulsky, një degë e Bakës Bujqësore Ruse (Rosselkhozbank), [...]Read More...

Kush është pasardhësi i mundshëm i Putin? Pronar i bizneseve miliona euro dhe rezidencave luksoze

Më 2017, një kompani “offshore” me bazë në Qipro, e quajtur Pimodo, investoi 3 milionë euro në dhjetë rezidenca me pesë yje në Resorin Salinas në arkipelagun e shtetit Kepi i Gjelbër në Oqeanin Atlantik.

Paratë e investimit ishin ofruar nga kompania e tregtisë bujqësore ruse, Agrotorg Tulsky, një degë e Bakës Bujqësore Ruse (Rosselkhozbank), që Qeveria ruse e krijoi në vitin 2000 për të mbështetur sektorin e agrikulturës.

Agrotorg Tulsky më pas u ble nga Pimodo në prill të vitit 2018, që nënkupton se banka e themeluar për zhvillimin e bujqësisë në Rusi u bë pronare e rezidencave luksoze në një shtet të largët që njihet për plazhe me rërë të bardhë dhe si një “qendër e rëndësishme transit për Amerikën e Jugut për transportin e kokainës në Evropë”, sipas Qeverisë amerikane.

Blerjet në resorin në Kepin e Gjelbër hapin një dritare për qarqet jotransparente në elitën ruse, gjeti Systema, njësia hulumtuese në gjuhën ruse e Radios Evropa e Lirë. Dhe në këtë yjësi, ylli më i ndritshëm është Dmitry Patrushev, 46 vjeç, zëvendëskryeministri rus i cili është djali më i madh i ndihmësit presidencial dhe ish-sekretarit të Këshillit të Sigurisë, Nikolai Patrushev.

Dmitry Patrushev është cilësuar nga ekspertët si pasardhës i presidentit rus, Vladimir Putin, 71 vjeç, nëse ai heq dorë nga pushteti edhe pse nuk ka sinjale se ai do të bëjë diçka të tillë.

“Plusi më i madh” për Dmitry Patrushevin si pasardhës i mundshëm “është kombinimi mes të silovik dhe të një civili. Falë babait të tij, korporata çekiste do ta perceptojë atë, nëse jo plotësisht, si ‘të tyrin’, dhe më pas ‘të njohur’”, shkroi konsulenti politik dhe ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit, Abbas Gallyamov, duke përdorur fjalën rus që përdoret për t’iu referuar zyrtarëve të lartë që kanë përvojë ushtarake apo të fushës së sigurisë. “Në të njëjtë kohë, shumica e shoqërisë – e lodhur nga retorika ushtarake dhe ndjekja e pafundme e armiqve tanë – nuk do të frikësohen nga ‘epoletat’ e tij”.

Minuset kryesore për Patrushevin, sipas Gallyamovit, janë skandalet që e rrethojnë atë dhe imazhi i tij i papëlqyer si një “djalë me fat”.

Nikolai Patrushev, 73 vjeç, e njeh Putinin që nga vitet ’70 dhe është një prej anëtarëve më të besueshëm të rrethit të ngushtë të presidentit. Ai po ashtu është figura më antiperëndimore në rrethin e Putinit. Oficer karriere në KGB dhe Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB), Patrushev e pasoi Putinin në postin e drejtorit të FSB-së kur presidenti i atëhershëm, Boris Yeltsin, e emëroi Putinin kryeministër në gushtin e vitit 1999, një çerek shekulli më parë. Patrushev i dërgoi dy djemtë e tij, Dmitryn dhe Andrein, në Akademinë e FSB-së.

Më 2000, Patrushev publikoi një artikull të famshëm, duke mbrojtur “ardhjen në nivelin më të lartë të pushtetit” të KGB-së, sikurse ai dhe Putini dhe duke denoncuar përpjekjet e supozuara për t’i “demonizuar” si kërcënim për demokracinë. Ai i përshkroi ata si “pragmatistë të rreptë” që ruajnë me vetëmohim shtetin nga armiqtë e huaj dhe të brendshëm.

Ata ishin, sipas tij, “fisnikëria e re”. Sikurse fisnikët tradicionalë, dhe tani në disa raste fisnikëria është e trashëgueshme.

Dmitry Patrushev ka bërë një karrierë të bujshme nën Putinin. Në moshën 32-vjeçare, ai u bë kryetar i Bankës Bujqësore Ruse, bankës së katërt më të madhe në Rusi në kuptim të aseteve neto. Në moshën 40-vjeçare, ai u emërua ministër i Bujqësisë, ndërkaq këtë vit në moshën 46-vjeçare ai u bë zëvendëskryeministër që mbikëqyr industrinë e bujqësisë, burimeve natyrore dhe mjedisit. Ai rregullisht merr pjesë në takimet me Putinin në Kremlin.

Si anëtar i “fisnikërisë së re” në Rusinë gjithnjë e më nacionaliste, antiperëndomore dhe të izoluar nën Putinin, Patrushev nuk i kanë pushimet e fundvitit jashtë vendit, por së bashku me miqtë dhe familjarët e tij bënë pushime në shtëpinë e tij të pushimeve që rajonin Tver, qindra kilometra në veri të Moskës, tha për Systeman një burim i afërt me familjen e Patrushevit, i cili deshi të mbetej anonim për shkaqe sigurie.

Shtëpia, zyrtarisht është nën pronësinë e gruas së tij, personalitetit televiziv, Marina Artemyeva, me të cilën nuk kanë bërë kurorë. Artemyeva po ashtu është pronare zyrtare e pronave që Patrushevi ka jashtë Moskës dhe dy banesave në kompleksin elitë rezidencial, Zolotoi, afër Kremlinit. Sipas vlerësimeve të Systemas, ajo zyrtarisht është pronare e pronave në vlerë prej 31 milionë dollarësh.

Duke studiuar historinë e shtëpisë në rajonin Tver, që është modeste në krahasim me standardet e anëtarëve të tjerë të elitës së Putinit, Systema zbuloi një sërë marrëveshjesh dhe manipulimesh të brendshme që çuan komplotin nga brigjet e lumit Volga në Kepin e Gjelbër, në Atlantik. Të gjitha këto marrëveshje ishin të lidhura me Bankën Bujqësore Ruse, e cila sot e kësaj dite është në kompetencën e Patrushevit.

Më 21 nëntor 2022, Patrushev, atëbotë ministër i Bujqësisë, ishte nikoqir i hapjes së një pularie në rajonin siberian të Tiumenit. Përmes video-lidhjes, këtë ngjarje e përcollën guvernatorët dhe përfaqësuesit e bizneseve nga rajoni i Moskës, Kaliningradit dhe Kurskut. Putin mori pjesë virtualisht nga Kremlini. Një prej pjesëmarrësve që Putini përmendi me emër ishte Sergei Novikov, pronar i agrobiznesit Agropromkomplektatsiya.

Novikov, 64 vjeç, nisi ndërtimin e perandorisë së tij bazuar fermat kolektive në rajonin Tver, pak pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Kompania nisi punën me 200 krerë lopë në një tokë prej 2.000 hektarësh.

Sot, konglomerati rrit rreth 40.000 lopë dhe 1.3 milion derra në më shumë se 100.000 hektarë tokë, zonë pothuajse 17 herë më e madhe sesa sipërfaqja e Manhatanit. Kompania është një nga tre kompanitë kryesore të prodhimit të produkteve të bulmetit në Rusi dhe e shtata sa i përket prodhimit të produkteve të derrave. Në vitin 2023, të ardhurat e kompanisë ishin rreth 1.9 miliard dollarë.

Në një intervistë më 2020, Novikov ishte shumë eksplicit lidhur me rolin që Patrushev ka luajtur në rritjen e madhe të kompanisë së tij.

“Ne filluam të punonim me Bankën Bujqësore Ruse më 2006”, tha ai. “Por, hovin më të madh dhe zhvillimin më të madh biznesi ynë e nisi më 2010 me arritjen e ekipit të ri të D. N. Patrushev”.

Systema ka llogaritur se gjatë kohës kur Patrushev ishte kryetar i Bankës, në periudhën 2010-2018, i dha kredi kompanisë së Novikovit në vlerë prej 1 miliard dollarësh. Vetëm në vitin 2014, kjo vlerë ishte 609 milionë dollarë. Këto para ndihmuan kompaninë që të kalonte periudhën e rëndë të gripit të shpezëve që preku disa rajone ruse më 2013. Atëbotë, fermerët më të vegjël akuzuan autoritetet se po dështonin t’i ndihmonin dhe po ndihmonin vetëm agrobizneset e mëdha.

Në prill të vitit 2013, rreth një vit para se Banka Bujqësore Ruse të niste dhënien e kredive masive për grupin e Novikovit, agrobiznesi Korovinskoye u largua nga ndërmarrja. Ky biznes u mor nga biznesmeni Andrei Aleshkov, një shok i vjetër shkolle i Dmitry Patrushevit. Më 2016, sipas Novaya Gazeta Europe, Banka e Patrushevit i dha Aleshkovit një kredi prej 54 milionë dollarësh për të ndërtuar kompleksin rezidencial Praim-Taim në Moskë.

Ka edhe tregues të tjerë që Korovinskoye ishte nën krahun e Patrushevit. Drejtori i ri i përgjithshëm i kompanisë, Ivan Pleshakov, dhe numri i tij i ri i telefonit ishin të lidhur me kompaninë e quajtur Trial, që ofronte furnizime për fondin e rezervave emergjente shtetërore, Posreserv. Ueb-faqja e gazetarisë hulumtuese, Proyekt kishte lidhur Patrushevët me të në një hulumtim të vitit 2023.

Korovinskoye, përveç se merret me bagëti, ka në pronësi tokë në brigjet e Volgës në rajonin Tver, në veri të Moskës. Këtu gjendet shtëpia e pushimeve të Dmitry Patrushevit. Më vonë gjatë vitit 2013, në një tokë prej 3 hektarësh ishte pastruar drunjtë. Sipas imazheve të Google Earth, ndërtimi nisi më 2014.

Deri në vitin 2016, punimet pothuajse kishin përfunduar dhe përveç rezidencës, nga imazhet mund të identifikohen edhe ndërtesa të tjera, oborr, fushë futbolli, dok anijesh dhe një zonë për not. Në kohën e njëjtë, Korovinskoye nisi të shiste edhe parcela të tjera, me gjasë me çmim më të lirë se çmimi i tregut. Më 2016, kompania regjistroi 160.000 dollarë të ardhura, përderisa toka që shiti ishte në vlerë të paktën pesë herë më shumë sesa kjo shifër.

Dy nga katër parcelat zyrtarisht iu transferuan Novikovit. Megjithatë, një burim i afërt me familjen Patrushev tha se familja kalonte rregullisht festat e fundit të vitit atje. Më 2023, Novikov transferoi ngastrat e tokës në pronësi të Patrushevëve, sipas dokumenteve të siguruara nga Systema.

Dy ngastrat e tjera të tokës të Korovinskoye iu transferuar sipërmarrësit Andrei Sadovsky, të cilat ende janë në pronësi të tij.

Pronari i pularisë që Putin dhe Patrushev hapën në nëntor të vitit 2022 ishte Naum Babayev. Agrobiznesi i tij, Damate, është një prodhuesve më të mëdhenj të bibave në botë, sipas ueb-faqes së kompanisë, dhe Banka Bujqësore Ruse ishte instrumentale në rritjen e kësaj kompanie.

Përgjatë viteve, Banka e Patrushevit i dha kompanisë së Babayevit më shumë se 1.2 miliard dollarë. Për më tepër, Babayev vazhdimisht u lejua që të merrte disa nga asetet në rrezik të Bankës, në kushte të volitshme.

Më 2020, Banka Bujqësore ia lejoi Babayevit të bankrotonte konkurrentin e tij kryesor, firmën e quajtur Yevrodon.

Deri në vitin 2018, departamenti i aseteve në rrezik të Bankës u udhëhoq nga Dmitry Sergeyev, një figurë e rëndësishme në rrethin e ngushtë të Patrushevit. Sergeyev dhe Babayev që një kohë të gjatë kanë lidhje biznesore, ndërkaq gruaja e Sergeyevit dhe djali i madh i çiftit po ashtu kanë partneritet me Babayevin.

Patrushev dhe Sergeyev njihen që të paktën nga viti 2000, kur të dy ishin drejtues të lartë të bankës së kontrolluar nga shteti VTB. Sergeyev u bë zëvendës i Patrushevit në VTB, zëvendësi i tij i parë në Bankës Bujqësore Ruse dhe më vonë zëvendësministër i Bujqësisë.

Më 2019, Sergeywv u emërua kryetar i Kompanisë së Bashkuar të Drithërave (OZK), që është një korporatë bujqësore shtetërore që operon me infrastrukturën e drithërave të shtetit dhe është nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Të paktën një kanal në Telegram i është referuar Sergeyevit si “dora e djathtë” e Patrushevit.

Sipas burimit të Systemas që është i afërt me familjen e Patrushevit, familja e Dmitry Patrushevit nganjëherë kalon pushimet me familjen Sergeyev dhe Sergeyevi ka një shtëpi pushimi jo shumë larg shtëpisë së Patrushevit. Personi që mori në pronësi parcelat e tokës ngjitur me tokën e Patrushevit, Andrei Sadovski, është kunati i Sergeyevit.

Në mars të vitit 2023, autoritetet pyjore në rajonin Tver nxorën në ankand një parcelë pyjore ngjitur me tokën e Patrushevit. Sergeyev fitoi ankandin me çmimin fillestar prej 2.700 dollarë dhe mori nën kontroll dy hektarë pyll për 49 vjet.

Pylli veçse është marrë nën kontroll dhe është pastruar nga shumë drunj, sipas imazheve të Google Earth. Sipas marrëveshjesh për qiramarrje, ngastra e tokës mund të përdoret për “rekreacion dhe sport”.

Më 2018, dega e Bankës Bujqësore Ruse mori nën kontroll kompaninë qipriote “offshore”, Pimodo, dhe investimet e saj në resorin në Kepin e Gjelbër. Pimodo u përfaqësua nga biznesmeni nga Mali i Zi, Stela Kolman, sipas regjistrit qipriot të korporatave. Kolman kishte lidhje biznesore përmes kompanisë malazeze, Open Investment me ish-menaxherin e Bankës Bujqësore Ruse, Ivan Chepovoi. Chepovoi, ndërkaq ishte zëvendësi i Sergeyevit në bankën VTB dhe kishte punuar sërish nën të në departamentin për asetet në rrezik në Bankën Bujqësore Ruse. Tani, Chepovoi është zëvendësi i Sergeyevit në OZK.

Kjo zgjati deri të paktën më 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës dhe u bë e nevojshme që të mbroheshin asetet ruse që gjenden jashtë vendit. Tri javë para nisjes së pushimit më 24 shkurt, Pimodo iu shit një kompanie tjetër “offshore”, të quajtur Fiosal Ventures. Sipas regjistrit qipriot për korporata, Fiosal Ventures kishte lidhje indirekte me Agropromkomplektatsiya e Novikovit.

“Kolegët tanë më të mirë, krenaria e FSB-së, nuk e lënën punën për para”, tha Nikolai Patrushev në artikullin e vitit 2000 ku fliste për “fisnikërinë e re”. “Që të gjithë duken ndryshe, por është një karakteristikë shumë e veçantë që i bashkon këta njerëz, që është një kualitet shumë i rëndësishëm: ndjenja e tyre për shërbim”./ rel

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :