SHQIPERIA

Kush është “Rrumi” i Shijakut?! Objektivi i atentatit, kriminel, apo sponsor politik i PS?

Debati i panelistëve të ftuar në “Open” ishte edhe për “Rrumin”, pavarësisht se askush nuk dha përgjigje të qartë nëse ai ishte objektiv i atentatit, kriminel, apo sponsor politik i PS.
Sipas të ftuarve të gazetares Eni Vasili, askush nuk ishte në gjendje të pohonte nëse “Rrumi’ ishte objektiv. Madje, shumë prej tyre e përjashtuan atë si shënjestër të atentatit.
Gjithashtu, as kriminel nuk u pohua nga të ftuarit. Avokati Ardian Leka, që ka qenë edhe prokuror tha se ndaj “Rrumit”, ose Landi Muharremit, i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho tha se ai ka një dëshmi penaliteti të pastër, pavarësisht nëse mund të njihet për veprime antiligjore, por përsa kohë nuk ka qenë në kërkim policor, nën hetim, apo procedim është njeri i lirë.
Njohës më i afërt i “Rrumit” është Agron Duka, që tha se e njihte atë dhe se ishin të dy pjesë e një zone banimi. Por konfirmoi se Land Muharremi ka kontribuar politikisht për Partinë Socialiste, madje duke specifikuar edhe faktin se vëllai i tij është drejt..

Loading...

Debati i panelistëve të ftuar në “Open” ishte edhe për “Rrumin”, pavarësisht se askush nuk dha përgjigje të qartë nëse ai ishte objektiv i atentatit, kriminel, apo sponsor politik i PS.

Sipas të ftuarve të gazetares Eni Vasili, askush nuk ishte në gjendje të pohonte nëse “Rrumi’ ishte objektiv. Madje, shumë prej tyre e përjashtuan atë si shënjestër të atentatit.

Gjithashtu, as kriminel nuk u pohua nga të ftuarit. Avokati Ardian Leka, që ka qenë edhe prokuror tha se ndaj “Rrumit”, ose Landi Muharremit, i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho tha se ai ka një dëshmi penaliteti të pastër, pavarësisht nëse mund të njihet për veprime antiligjore, por përsa kohë nuk ka qenë në kërkim policor, nën hetim, apo procedim është njeri i lirë.

Njohës më i afërt i “Rrumit” është Agron Duka, që tha se e njihte atë dhe se ishin të dy pjesë e një zone banimi. Por konfirmoi se Land Muharremi ka kontribuar politikisht për Partinë Socialiste, madje duke specifikuar edhe faktin se vëllai i tij është drejtor i postës në Durrës.

Thuajse të gjithë të pranishmit në studio ishin dakort se “Rrumi” mund t’i kishte të gjitha, por për ta objekt i atentatit ka qenë prokurori, por pa vënë pikat mbi “i” lidhur me motivet.

Por, për bandat kriminale, që thuajse të gjithë i njohin dhe për të cilat askush nuk flet me emra, Agron Duka, por edhe analisti Enton Abilekaj thanë se nuk është nevojë të flitet me emra, sepse ato dihen.

“Eshtë e frikshme të flasësh me emra” – tha Duka, duke e lënë këtë si një çështje, që nuk dihet sesa shumë kohë do të dojë për ta zhdukur njëherë e mirë nga Shqipëria.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kush është “Rrumi” i Shijakut?! Objektivi i atentatit, kriminel, apo sponsor politik i PS? Kush është “Rrumi” i Shijakut?! Objektivi i atentatit, kriminel, apo sponsor politik i PS?Rating: 5.0
To Top