BOTA

Kush i goditi rafineritë saudite të naftës dhe rizgjoi rrezikun e luftës me Iranin! (VIDEO)

Lajmi se dy rafineri të rëndësishme nafte në Arabinë ishin goditur e dëmtuar keqas, mbushi menjëherë faqet online të mediave të mëdha botërore. Por vetëm një ditë më pas, impakti I asaj goditjeje do të niste e të shfaqej i plotë: sulmet me dronë e raketa e kishin gjymtuar prodhimin e naftës në vendin më të madh eksportues të arit të zi në botë; Arabia saudite u detyrua ta përgjysmonte brenda ditës prodhimin me 5.7 milionë fuci në ditë.

Incidenti që i kushtoi globit 5 për qind të furnizimit total me naftë, i zuri në befasi sauditët dhe ekspozoi probleme strukturore në mbrojtjen e mbretërisë së Gjirit Persik, sistemet e së cilës, nga sa pohojnë ekspertët janë vërtet të sofistikuara, por vetëm për t’u përballur me sulme të tipit tradicional e jo ato të ashtëquajtura “asimetrike” siç janë goditjet me dronë.

Përgjegjesinë e goditjes e morën shumë shpejt rebelët Huthi në Jemen. Arsyet nuk i mungonin: kryengritësit e mbështetur nga sa thuhet prej Iranit, Koresë së Veriut dhe Hezbollahut, ja..

Loading...

Lajmi se dy rafineri të rëndësishme nafte në Arabinë ishin goditur e dëmtuar keqas, mbushi menjëherë faqet online të mediave të mëdha botërore. Por vetëm një ditë më pas, impakti I asaj goditjeje do të niste e të shfaqej i plotë: sulmet me dronë e raketa e kishin gjymtuar prodhimin e naftës në vendin më të madh eksportues të arit të zi në botë; Arabia saudite u detyrua ta përgjysmonte brenda ditës prodhimin me 5.7 milionë fuci në ditë.

Incidenti që i kushtoi globit 5 për qind të furnizimit total me naftë, i zuri në befasi sauditët dhe ekspozoi probleme strukturore në mbrojtjen e mbretërisë së Gjirit Persik, sistemet e së cilës, nga sa pohojnë ekspertët janë vërtet të sofistikuara, por vetëm për t’u përballur me sulme të tipit tradicional e jo ato të ashtëquajtura “asimetrike” siç janë goditjet me dronë.

Përgjegjesinë e goditjes e morën shumë shpejt rebelët Huthi në Jemen. Arsyet nuk i mungonin: kryengritësit e mbështetur nga sa thuhet prej Iranit, Koresë së Veriut dhe Hezbollahut, janë të përfshirë qe prej 2015-tës në një konflikt me qeverinë e drejtuar nga Abdrabbuh Mansur Hadi.

Forcat Huthi kontrollojnë aktualisht kryeqytetin e Jemenit, Sana`a dhe një koalicion i drejtuar prej sauditëve ka ndërmarrë operacione të shumta ushtarake kundër tyre, duke i përdorur sulmet ajrore si instrument për rikthimin e ish qeverise jemenite.

Të dhënat e OKB-së tregojnë se nga marsi 2015 deri në dhjetor të 2017-tës, në Jemen janë vrarë 8,670 deri në 13,600 vetë, përfshirë 5,200 civilë. 50 mijë janë të vdekurit nga uria si pasojë e zisë së bukës që ka pllakosur vendin për shkak të luftës civile. Por ky konflikt i brendshëm gjaksor, jashtë kufijve është parë gjerësisht si zgjatim i rivalitetit të hidhur mes Iranit dhe Arabisë Saudite dhe si një përpjekje për të goditur influencën e republikës islamike në rajon.

Ndaj nuk është çudi që Amerika e priti me skepticizëm pranimin e shpejtë të fajit nga rebelët jemenitë. Përmes sekretarit të shtetit Mike Pompeo, Ëashingtoni e bëri të qartë se kë konsideron fajtor për situatën.

Teherani i hodhi poshtë akuzat e përfshirjes në sulmet mbi komplekset e kompanisë “Aramco”. Ministria e Jashtme e tij i përshkroi si të pakuptimta pretendimet e amerikanëve, për të cilat u shpreh e bindur se kishin si qëllim të vetëm justifikimin e veprimeve kundër Iranit.

Vërejtje të tilla ngjajnë më shumë me një komplot të shërbimeve të inteligjencës dhe organizatave sekrete, me qëllimin të dëmtohet reputacioni I një vendi dhe të krijohet korniza e duhur për tu hedhur në aksion në të ardhmen. Presidenti Iranian gjithashtu u përpoq të tregonte se përgjegjësia e Huthi-ve, sipas tij, ishte mëse e dukshme.

Populli I Jemenit reagoi; ata goditën objekte të caktuara, nuk goditën spitale, kështu përse jeni kaq të zemëruar? Nuk goditën shkolla, nuk goditën pazarin e Sanaa-s, ata sulmuan një zonë industriale për t`ju paralajmëruar.

Por këto deklarata nuk mjaftuan për të fashitur dyshimet e amerikanëve dhe sauditëve. Për Donald Trumpin, zor se mund të qëndronte tjetërkush përvec Iranit pas goditjes së rafinerive; megjithatë, Amerika kërkonte prova të sigurta, përpara se të hidhej në veprim.

Retorika e luftës u përflak sërish edhe në krahun tjetër. Një komandant i forcave elitë iraniane, Rojeve revolucionare kujtoi se bazat amerikane dhe aeroplanmbantëset e SHBA-së përreth Iranit janë brenda rrezes së raketave të tij.

Akuzat e Ëashingtonit praktikisht “i hodhën në erë” tentativat e Trumpit për të “rregulluar” një takim me presidentit iranian Hassan Rouhani në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nga fundi i muajit. Shumë e panë lëvizjen e Amerikës, si përpjekjen e radhës për të ushtruar presion mbi regjimin e ajatollahëve që ta pranojë këtë takim.

Duke akuzuar Iranin pa asnjë provë se qëndron prapa një sulmi të tillë, analistët thonë se qeveria amerikane po përpiqet ta detyrojë të ulet në tryezën e negocjatave- por iranianët e kanë përsëritur pa reshtur deri më tani se në kushtet e tanishme –pra me tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e një serie sanksionesh – nuk e pranojnë dialogun “.

Dhe vërtet, lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei e hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara pasi Shtëpia e Bardhë e bëri të qartë se mendonte që Irani kishte gisht në sulmet kundër sauditëve.

Gjermania, MBretëria e Bashkuar dhe Kina nuk nxituan të dalin në përfundime, por kërkuan verfikim përpara se faji t’i vishej Teheranit. Shefi I Kremlinit Vladimir Putin po ashtu diskutoi për incidentin me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, e foli për një hetim “të plotë dhe objektiv të ngjarjes”.

Nuk vonoi shumë megjithatë që dhe mediat amerikane të dilnin në përfundimin se pas sulmeve që përgjysmuan prodhimin saudit të naftës, qëndronte Irani. Duke cituar zyrtarë te cilet preferuan të mbeten anonimë, CBS tha se në sulmet e ndodhura pas mesnate, ishin përdorur raketa kruz me lartësi të ulët fluturimi. NBC Neës iu rikthye variantit fillestar, duke përmendur dronët e duke shtuar gjithashtu se bashkë me ta, mund të ishin përdorur edhe raketa.

Argumenti i dhënë prej zyrtarëve të paidentifikuar ishte se mbi 12 sulme goditën instalimet nga një drejtim perëndim-veri-perëndim dhe jo nga jug-perëndimi siç pretendonin rebelët Huthi.

Në korrik, rebelët Huthi i bënë një demonstrim publik raketave të tyre kruz me rreze të gjatë veprimit të prodhuara nga Irani, dhe dronëve “Sammad 3” të ngarkuar me eksploziv që sic thuhet, mund të godasin objektiva deri në 1.500 kilometra larg.

Ky ishte një tregues i faktit që Huthit-t e kanë zgjeruar shumë arsenalin e tyre dhe janë praktikisht të mirearmatosur. Ekspërtët kanë vënë re “një hov teknologjik” në radhët e kryengritësve, e kjo në radhë të parë duket se i detyrohet pikërisht Iranit.

Por pavarësisht se kapacitetet e armeve në Jemen nuk duhen nënvlerësuar, sauditët, ashtu si amerikanët, mendojnë që sulmi nuk erdhi prej andej. Bindjen e tyre, zyrtarët sauditë e ilustruan me prova konkrete: ministria e mbrojtjes tregoi mbetje të gjendura në vendngjarje e tha se 18 dronët e 7 shtatë raketa cruise të përdorura për sulmet, kishin pikënisje tjetër, jo Jemenin.

Që prej nisjes së konfliktit në Jemen katër vjet më parë, asnjë sulm nuk e kishte ndërprerë deri tani furnizmin e naftës, duke ndikuar në mënyrë kaq të rrufeshme tek kuotimi i saj në tregjet botërore me një rritje rekord të cmimit, e duke nxjerrë një të njëjtën kohë në pah brishtësinë e kapaciteteve mbrojtëse saudite.

Rijadi mbetet klienti më i rëndësishëm i blerjes së armëve amerikane; gati 10% e eksporteve të këtyre të fundit shkojnë drejt monarkisë, e sërish, ajo u shfaq krejtësisht e zbuluar përballë një sulmi me dronë, që nuk e pati të vështirë ta godiste mu në zemër te saj industrinë saudite të naftës.

Një raport i SIPRI-it, i publikuar në muajin maj tregonte se Arabia Saudite kishte shpenzuar gati 67,6 miliardë dollarë për armatime, më i madhi angazhim militar i këtij lloji në rajonin e gjirit dhe i treti në botë. Ministri i jashtëm Iranian Javad Zarif nuk e la t`i shpëtonte mundësia për ta ironizuar “armikun e madh” dhe arsenalin e tij të shtrenjtë e modern. “Mbase është turpëruese për ta që 100 miliardë dollarë armatime nuk e diktuan dot zjarrin jemenit; këtë nuk e ndryshon dot fakti që po përpiqen t`ia hedhin fajin Iranit“, shkroi ai në Tëitter.

Kjo është një prej frikave më të mëdha të specialistëve sot, të ekspertëve të luftës ajrore në të gjithë format e saj; janë pikërisht këto sulme të shkurtra e të befasishme të cilat mund të mos diktohen nga radarët e që me shumë gjasë, do të bëhen gjithmonë e më të sofistikuara. Në fund do të mbushemi me dronë që nuk kushtojnë shumë, por që mund të veprojnë në mënyrë të organizuar dhe të vështirë për tu parashikuar.

Edhe nëse kanë qenë vërtët rebelet Huthi ata që e kanë ndërmarrë sulmin, askush nuk e beson se do të ishin në gjendje ta vinin në jetë një goditje kaq të sofistikuar pa ndihmën e Iranit. Republika islamike ka nisur të shfaqë gjithmonë e më tepër një besim alarmues se do t`i përvidhet aksionit ushtarak edhe kur tensionet të kenë shpërthyer, dhe është përpjekur me cdo mënyrë të tregojë se njerëzit e saj, nuk do të jenë të vetmit që do të vuajnë përshkallëzimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Presioni maksimal supozohej ta gjunjëzonte, por prodhoi ndërkohë një tjetër efekt: shtoi agresivitetin e një vendi që mendon se nuk ka më cfarë të humbasë. Kjo lloj strategjie, i funksionoi me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u tërhoqën disi nga konfrontimi me Iranin pas sulmeve mbi anijet e saj kur linin portet.

Donald Trumpi nje mase e mori, urdhëroi një raund të ri sanksionesh shpaguese ndaj regjimit të ajatollahëve. Presidenti amerikan është i prirur ta shmangë përfshirjen në një konflikt të armatosur me Iranin, sidomos tani në kohë fushate për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Trumpi e ka treguar megjithatë se është i paparashikueshëm, ndonëse edhe Foreign Policy, revista e famshme e analizave të thelluara mbi politikën e jashtme amerikane, mendon se presidenti nuk do ta japë atë urdhër, me argumentin se një luftë në Gjirin Persik, do të destabilizonte të gjithë sistemin global të naftës e do të vinte në rrezik interesat e fuqishme të shumë shteteve për energji.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kush i goditi rafineritë saudite të naftës dhe rizgjoi rrezikun e luftës me Iranin! (VIDEO) Kush i goditi rafineritë saudite të naftës dhe rizgjoi rrezikun e luftës me Iranin! (VIDEO)Rating: 5.0
To Top