SHQIPERIA

Kush janë dy prokurorët e rinj të SPAK, që po tmerrojnë ish-ministrat me dosje

Të konsideruar shpesh si prokurorët e dosjeve të “nxehta” në ish- Prokurorinë për Krime të Rënda, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara mbetën jashtë 15 më të mirëve në renditjen përfundimtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke mos u bërë dot pjesë e SPAK-ut.
Mara dhe Prençi kanë hetuar dhe më pas përfaqësuar në Gjykatë dosjen e bujshme të ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin kërkuan dënimin për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të “Grupit kriminal”, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.
Ata kanë hetuar dosjen tjetër të bujshme “339”, ku dolën edhe përgjimet për shitblerjen e votave, apo atë “184”. Dy prokurorët kanë kaluar procesin e vetingut në të dyja shkallët e tij, ndërsa kanë aspiruar të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, në të cilën do të jenë të paktën për një vit.
Duke iu referuar kërkesës së bërë nga kreu i SPAK-ut, rezulton se Mara e Prençi kanë pasur një numër të konsiderueshëm të dosjeve nën hetim dhe gjykim. Dritan Prençi ka pasur në hetim 15 dosje, ndë..

Loading...

Të konsideruar shpesh si prokurorët e dosjeve të “nxehta” në ish- Prokurorinë për Krime të Rënda, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara mbetën jashtë 15 më të mirëve në renditjen përfundimtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke mos u bërë dot pjesë e SPAK-ut.

Mara dhe Prençi kanë hetuar dhe më pas përfaqësuar në Gjykatë dosjen e bujshme të ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin kërkuan dënimin për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të “Grupit kriminal”, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.

Ata kanë hetuar dosjen tjetër të bujshme “339”, ku dolën edhe përgjimet për shitblerjen e votave, apo atë “184”. Dy prokurorët kanë kaluar procesin e vetingut në të dyja shkallët e tij, ndërsa kanë aspiruar të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, në të cilën do të jenë të paktën për një vit.

Duke iu referuar kërkesës së bërë nga kreu i SPAK-ut, rezulton se Mara e Prençi kanë pasur një numër të konsiderueshëm të dosjeve nën hetim dhe gjykim. Dritan Prençi ka pasur në hetim 15 dosje, ndërsa ka dorëzuar për gjykim 13 të tjera. Ndërkohë, Mara ka pasur 22 procedime në hetim dhe gjykim 17 çështje.

“Prokurori Dritan Prençi ka transferuar 15 procedime penale në hetim, me 92 persona nën hetim, si dhe një kërkesë për ekzekutim letërporosie të autoriteteve të huaja. Ndërkohë ka në ndjekje, në gjykim 13 çështje penale me 100 të pandehur, si dhe 2 kërkesa për konfiskim pasurie.

Prokurori Vladimir Mara ka transferuar 22 procedime penale në hetim, me 126 persona nën hetim. Ndërkohë ka në ndjekje 17 çështje në gjykim, me 977 të pandehur dhe 1 kërkesë për konfiskim pasurie”, shkruhet në kërkesën e kreut të SPAK-ut.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kush janë dy prokurorët e rinj të SPAK, që po tmerrojnë ish-ministrat me dosje Kush janë dy prokurorët e rinj të SPAK, që po tmerrojnë ish-ministrat me dosjeRating: 5.0
To Top