Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka folur lidhur me ngjarjet më të fundit të aktualitetit dhe u është përgjigjur pzetjeve të tyre. Vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, kreu i PD është ndalur pikërisht mbi këtë […]

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka folur lidhur me ngjarjet më të fundit të aktualitetit dhe u është përgjigjur pzetjeve të tyre.

Vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, kreu i PD është ndalur pikërisht mbi këtë argument, ndërsa tha se kryeministri Rama i ka përdorur disa anëtarë të kësaj gjykate për ta mbajtur në detzrë Zvendës Kryeministren.

“Rama u vërtetoi shqiptarëve se është i aftë të shkelmojë edhe procesin më themelor të viteve të pluralizmit politike, integrimin në BE, për interesat e veta.
Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin kartonin e kuq e të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë, tërë ekzistencën e BE, vendimi i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit.
Protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme për ndryshimin e situatës, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet.
Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më anti Kushtetuese dhe anti ligjore vendosi të përdorë Gjyktën Kushtetuese si mburojë të vjedhjeve të tij dhe vijimin në detyrë të Lubi Ballukut.
Qendrimet e tij hasën në kundërshtimin më të fuqishëm të partnerëve dhe Komisionit Europian.

Shkelmon interesat e qytetarëve për të mbrojtur lëkurën e tij. Vlerësoj qëndrimin e gjykatësve të cilët me guxim rrëzuan një kërkesë që ishte baraz me grusht shteti. Me ndarjen 4:4 të paktën kërkesa e Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në koshin e plehrave bashkë me Ramën”, tha Berisha.