SHQIPERIA

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kosova.Today ·

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të gjerë të sigurisë, nga Ministria e Brendshme te pedonalja dhe “Rruga e Elbasanit”, deputetët arritën të futen të qetë...

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të gjerë të sigurisë, nga Ministria e Brendshme te pedonalja dhe “Rruga e Elbasanit”, deputetët arritën të futen të qetë në Kuvend pa u përballur me sulme nga protestuesit. Këta të fundit tentuan të depërtojnë nga disa hyrje të ndryshme, por pa sukses, derisa u zhvendosën te rruga e Elbasanit pranë xhamisë së Namazgjasë.

Aty policia i bllokoi te ura dhe nuk lejoi marshimin në drejtim të godinës së Kuvendit, çka solli edhe përplasje. Menjëherë disa protestues nisën sulmet me vezë e domate në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Madje disa prej tyre arritën të çajnë edhe kordonin e policisë duke bërë që të nisin shoqërimet. Janë disa protestues që u shoqëruan, mes tyre edhe një prej organizatorëve Arben Kola.


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident fatale në Dimal: 67-vjeçari vdes kur makina përmbyset në kanal

26.11.2026

Braçe: Paketa fiskale dhe buxheti 2027 rritin pagat dhe pensionet në Kosovë

26.11.2026

Shqiptarë në arrest në Britani: Hoxhaj lëmon fjalin drejtësisë për tentimin e vjedhjes së rezidencës së William dhe Kate

25.11.2026

Veliaj në seancë me videokonferencë? GJKKO konsulton Burgjet për mundësinë teknike

24.11.2026