Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut reagon Ambasada Gjermane
Ambasada Gjermane ka reaguar pas votimit të kuvendit, për të mos hequr mandatin e deputetes Belinda Balluku sipas kërkesës së SPAK. Në reagim thuhet se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa bën me dije se: Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja […]
Ambasada Gjermane ka reaguar pas votimit të kuvendit, për të mos hequr mandatin e deputetes Belinda Balluku sipas kërkesës së SPAK. Në reagim thuhet se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa bën me dije se: Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa.
Reagimi
Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.


