Ky është personi që ia vuri flakën njehsorëve të rrymës në një banesë në Fushë Kosovë – dërgohet në mbajtje për 48 orë
Një person, për motive akoma të panjohura, ia ka vënë flakën njehsorëve të rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. I dyshuari është arrestuar tashmë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se personi i arrestuar për këtë rast është Shkelzim Jashari, 23-vjeçar. Lajmi u konfirmua […]
Një person, për motive akoma të panjohura, ia ka vënë flakën njehsorëve të rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
I dyshuari është arrestuar tashmë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se personi i arrestuar për këtë rast është Shkelzim Jashari, 23-vjeçar.
Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është raportuar një zjarr në njehsorët e rrymës elektrike të një objekti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka identifikuar një person të dyshuar, dhe të njëjtin me rekomandimin e prokurorit të shtetit e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.