SHOWBIZ

Labinot Rexha pëson aksident gjatë rrugës për në Zvicër

Kosova.Today ·

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka ndarë me ndjekësit një ngjarje që i ka ndodhur gjatë udhëtimit drejt Zvicrës. Përmes një postimi në InstaStory, Rexha ka treguar se ka pësuar një aksident. Sipas rrëfimit...

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka ndarë me ndjekësit një ngjarje që i ka ndodhur gjatë udhëtimit drejt Zvicrës.

Përmes një postimi në InstaStory, Rexha ka treguar se ka pësuar një aksident.

Sipas rrëfimit të tij, në rrugë janë hedhur gurë, duke bërë që automjeti me të cilin po udhëtonte të pësonte dëmtime dhe të përfshihej në aksident.

Labinoti ka lënë të kuptohet se edhe persona të tjerë mund të jenë përballur me një situatë të ngjashme në të njëjtin segment të rrugës.

Pavarësisht dëmeve materiale, këngëtari ka treguar se ai dhe personat që ndodheshin me të kanë shpëtuar pa pasoja të rënda.

“Falë Zotit kemi shpëtuar”, ka shkruar ai, duke bërë të ditur se automjeti është riparuar dhe udhëtimi drejt Zvicrës ka vazhduar.

Rexha gjithashtu ka paralajmëruar për rrezikun që mund të shkaktojnë gurët e hedhur në autostradë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e udhëtarëve. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Meda me fjalë emocionuese uron bashkëshorten për ditëlindje

14.11.2026

Nuk po bëhet rehat kjo Alba Pollozhani, flet sërish për partnerin, dramën dhe tradhtinë – ndodhi të papritura

14.11.2026

“Kurtizane është eskortë”, debat i ashpër pas fyerjes së Arlindës ndaj Vjollcës

14.11.2026

“Të kam dashtë me shpirt e zemër”, pas shumë vitesh bashkë, ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari

13.11.2026