SHOWBIZ

Labinot Tahiri nderohet me mirënjohje nga veteranët e UÇK-së

Kosova.Today ·

Këngëtari, Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të veçantë, pasi është nderuar me një mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në dokumentin e publikuar prej tij thuhet se...

Këngëtari, Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të veçantë, pasi është nderuar me një mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në dokumentin e publikuar prej tij thuhet se Tahiri është vlerësuar për “kontributin e çmuar në mbështetje të kategorive të dala nga lufta”, veçanërisht të veteranëve të UÇK-së, si dhe për angazhimin e tij humanitar.

 Labinot Tahiri/Instagram

Mirënjohja e vlerëson gjithashtu për promovimin e vazhdueshëm të vlerave të luftës çlirimtare dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Dokumenti mban datën 16 korrik 2026 dhe i është ndarë Tahirit nga Dega e OVLUÇK-së në Ferizaj, si vlerësim për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite.

Këtë moment, këngëtari ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke bërë publike mirënjohjen për kontributin e tij në mbështetje të veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta. /Telegrafi/

 Labinot Tahiri/Instagram

 Labinot Tahiri/Instagram

 Labinot Tahiri/Instagram

 Labinot Tahiri/Instagram


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sharri imiton Medën, ndërsa vajzat prapa tij duken sikur janë pjesë e një spoti muzikor

15.11.2026

Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother

14.11.2026

Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?

14.11.2026

“Vëllai i Madh” merr vendimin e papritur, ndodh gjëja tronditëse në shtëpinë e Big Brotherit – banorët të shokuar

14.11.2026