Laerti dhe Gjesti puthen në buzë- Ky ishte reagimi i banorëve

Në mesin e zhvillimeve të shumta dhe befasive të përditshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, sot ka ndodhur një moment që jo vetëm surprizoi banorët, por edhe publikun që e ndoqi drejtpërdrejt nga ekrani. Laerti dhe Gjesti, dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, janë puthur në buzë, duke shkaktuar habi…

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë- Ky ishte reagimi i banorëve
Në mesin e zhvillimeve të shumta dhe befasive të përditshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, sot ka ndodhur një moment që jo vetëm surprizoi banorët, por edhe publikun që e ndoqi drejtpërdrejt nga ekrani.

Laerti dhe Gjesti, dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, janë puthur në buzë, duke shkaktuar habi dhe reagime të menjëhershme.

Gjithçka ndodhi gjatë një sfide argëtuese që produksioni kishte organizuar për banorët e shtëpisë.

Sfida kërkonte që djemtë të visheshin si vajza dhe të realizonin një sfilatë në pasarelë, duke interpretuar në mënyrë sa më besnike sjelljet dhe qëndrimet tipike të femrave. Kjo sfidë solli shumë të qeshura dhe situata komike, ndërsa banorët dhanë maksimumin për të argëtuar njëri-tjetrin dhe publikun.

Në kulmin e kësaj atmosfere gazmore, Rozana, që po luante rolin e një gazetareje-intervistuese—filloi një bisedë hipotetike me Gjestin.

Ajo e pyeti se nëse do të zgjidhte t’i jepte një puthje dikujt kush do të ishte, Gjesti u përgjigj më pas duke thënë Laerti.

Pa pritur, në prezencë të të gjithëve, ata dhuruan një shfaqje duke u puthur në buzë.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura pa fund tek banorët, që mbetën po ashtu të shtangur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)