Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, përmendet në dosjet e ndërlidhura me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Gjukanoviq përmendet në mesazhet që Epstein thuhet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak, Mirosllav Lajçak, ka raportuar media malazeze “Vijesti”. Në njërin nga mesazhet, Lajçak shkruan

Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
lajcaku-perfshin-gjukanoviqin-ne-dosjet-e-epsteinit

lajcaku-perfshin-gjukanoviqin-ne-dosjet-e-epsteinit

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, përmendet në dosjet e ndërlidhura me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Gjukanoviq përmendet në mesazhet që Epstein thuhet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak, Mirosllav Lajçak, ka raportuar media malazeze “Vijesti”.

Në njërin nga mesazhet, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “po i gëzohet vizitës sonë”.

Epstein i përgjigjet Lajçakut: “Ndoshta ai duhet t’i ofrojë strehim Donaldit”.

Lajçak përgjigjet se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.

Më pas, Epstein i shkruan Lajçakut se ish-avokati i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Michael Cohen, dhe ish-këshilltari i Trumpit, Paul Manafort, “të dy janë fajtorë”, duke shtuar “fillimi i fundit”.