MAQEDONIA

Paga deri në 40% më të larta për prokurorët – Saveski: “Kështu do ta ulim rrezikun e korrupsionit!”

Kosova.Today ·

Të punësuarit në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut mund të përfitojnë rritje pagash deri në 40 për qind, por kjo rritje do të realizohet gradualisht, në disa faza. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori shtetëror, Nenad Saveski, gjatë...

Të punësuarit në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut mund të përfitojnë rritje pagash deri në 40 për qind, por kjo rritje do të realizohet gradualisht, në disa faza.

Këtë e paralajmëroi kryeprokurori shtetëror, Nenad Saveski, gjatë një interviste për emisionin “Click Plus” në TV21.

Sipas tij, përmirësimi i kushteve financiare synon jo vetëm rritjen e motivimit dhe profesionalizmit të punonjësve, por edhe zvogëlimin e rrezikut nga korrupsioni brenda institucionit.

Saveski sqaroi se pagat nuk do të rriten menjëherë, por në mënyrë etapike, derisa të arrijnë deri në 40% mbi nivelin aktual.

The post Paga deri në 40% më të larta për prokurorët – Saveski: “Kështu do ta ulim rrezikun e korrupsionit!” appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore

12.11.2026

Filipçe: Le t’u shpjegojnë pensionistëve pse mund të tërheqin vetëm 10,000 denarë nga paratë e tyre

11.11.2026

Gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”: Artan Grubi dhe Përparim Bajrami sërish para gjykatës

11.11.2026

Qoku: Si përfunduan aksionet e krushkut të Ahmetit te banka serbe Alta Bank?

11.11.2026