SPORTI

Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, Kosova siguron një tjetër medalje

Kosova.Today ·

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar një tjetër medalje për Kosovën. Fazliu triumfoi në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 63 kilogramë ndaj francezes Doria Boursas,...

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar një tjetër medalje për Kosovën.

Fazliu triumfoi në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 63 kilogramë ndaj francezes Doria Boursas, duke siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë.

Garën Laura e kishte nisur direkt në çerekfinale, ku përballë kishte turken Ozlem Yildiz. Xhudistja kosovare e fitoi këtë duel pasi kundërshtarja mori tri dënime, duke kaluar në mesin e katër më të mirave.

Me fitoren ndaj Boursas, Fazliu tashmë do të luftojë për medaljen e artë në Taranto.

Kosova deri më tani ka fituar edhe tri medalje të bronzta në xhudo përmes Akil Gjakovës, Flaka Loxhës dhe Fatjona Kasapit, ndërsa Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në boks.

The post Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, Kosova siguron një tjetër medalje appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arda Guler rishikon me Real Madrid deri në 2032: Kontrata e re e tij

18.11.2026

Milot Gashi fitoi bronz në Kupën Evropiane të xhudos në Selanik

21.11.2026

Kosova humbet dy pozita në FIFA, Shqipëria rritet

18.11.2026

Kreshnik Hajrizi kërkon falje pas gabimit me Irlandën: "Lëndova një komb të tërë

18.11.2026