Lediona Xheladinaj flet për herë të parë: U shokova kur pashë deklaratën e vajzës për të atin
Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka zbuluar së fundmi një nga gjërat më të dhimbshme që përjetoi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP.” Gjatë një interviste, ajo tregoi se është ndjerë e lënduar për një intervistë që vajza e saj kishte dhënë në lidhje me marrëdhënien me babain, ndërsa Ledjona ndodhej ende brenda shtëpisë së [...] The post Lediona Xheladinaj flet për herë të parë: U shokova kur pashë deklaratën e vajzës për të atin appeared first on Kolibri.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka zbuluar së fundmi një nga gjërat më të dhimbshme që përjetoi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP.” Gjatë një interviste, ajo tregoi se është ndjerë e lënduar për një intervistë që vajza e saj kishte dhënë në lidhje me marrëdhënien me babain, ndërsa Ledjona ndodhej ende brenda shtëpisë së BBV.
“Kur dola jashtë, ajo që më ka lënduar më së shumti është intervista që i ishte marrë vajzës. Nuk e përjetova mirë, nuk kam reaguar. Ishte një shok për mua dhe më preku akoma më shumë për shkak të situatës që ndodhi brenda. Vendosa të mos flisja për të, por jashtë atë e kishin intervistuar,” tregoi Ledjona.
Ajo shpjegoi se zgjodhi të heshtë për këtë çështje, për të mos rikthyer vëmendjen te intervista dhe për të mbrojtur privatësinë e vajzës së saj.
“Zgjodha të hesht, sepse nëse do të bëja diçka, kjo do të bëhej temë dhe do të shpërndahej videoja. Nuk do të ishte mirë për vajzën.”
Vajza e gazetares, pasi i kishte bërë një surprizë Ledjonës në shtëpinë e BBV, dha një intervistë ku tregoi se nuk kishte komunikim me babain e saj dhe se kujdeseshin për të gjyshërit dhe miqtë e familjes gjatë kohës që nëna e saj ndodhej në BBV.
Mikaela, e pyetur për momentet më të vështira që përjetoi gjatë mungesës së Ledjonës, përmendi deklaratat dhe mesazhet që babai i saj kishte bërë për nënën e saj. Ajo zbuloi se nga momenti që ato mesazhe u bënë publike, nuk komunikon më me të atin.
“Situata me babanë dhe ato mesazhe më kanë prekur. Flisja, por tani nuk flas më, vetëm me nënën dhe gjyshin nga ana e babait. Nuk më ka uruar as për ditëlindje dhe kjo më ka mërzitur shumë,” tha ajo.
The post Lediona Xheladinaj flet për herë të parë: U shokova kur pashë deklaratën e vajzës për të atin appeared first on Kolibri.