JETA

Legjenda braziliane Roberto Carlos bëhet musliman

Kosova.Today ·

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në fejën Islame rreth katër javë më parë në Brazil. Lajmi është bërë publik nga deputeti turk Ali Şahin, i cili deklaroi se këtë informacion e kishte marrë gjatë...

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në fejën Islame rreth katër javë më parë në Brazil.

Lajmi është bërë publik nga deputeti turk Ali Şahin, i cili deklaroi se këtë informacion e kishte marrë gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit mysliman në São Paulo.

Sipas Şahin, sheiku Jihad Hammadeh, një prej figurave të njohura të komunitetit mysliman në Brazil, ka treguar se kishte qenë në kontakt me Roberto Carlos për një periudhë kohore.

Ai pretendon se ish-futbollisti e kishte vizituar rreth katër javë më parë dhe gjatë atij takimi kishte shqiptuar shehadetin, deklaratën islame të besimit, duke përqafuar Islamin.

Roberto Carlos, 53-vjeçar, konsiderohet një prej mbrojtësve të majtë më të mëdhenj në historinë e futbollit. Ai shkroi historinë e tij kryesisht te Real Madridi, ndërsa në vitin 2007 u transferua te Fenerbahçe në Turqi.

Megjithatë, deri më tani Roberto Carlos nuk e ka konfirmuar publikisht këtë lajm, ndaj raportimi mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

Evropa ashpërson politikat e integrimit për emigrantët, kushte më të rrepta për shtetësi dhe qëndrim

16.11.2026

Shoqata e Mjekëve të Zvicrës kundërshton kufizimin e kostos

15.11.2026

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026