SHOWBIZ

Leonora Jakupi publikon projektin e ri “Po vjen Komandanti” në prag të vendimit në Hagë

Kosova.Today ·

Në një periudhë të rëndësishme për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre, Leonora Jakupi, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen Komandanti”. Projekti i ri muzikor vjen si një dedikim për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare...

Në një periudhë të rëndësishme për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre, Leonora Jakupi, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen Komandanti”.

Projekti i ri muzikor vjen si një dedikim për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcjellë përmes muzikës një mesazh nderimi dhe mbështetjeje.

Lansimi i këngës vjen në prag të 16 shtatorit, datë kur në Hagë pritet të shpallet vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 Foto: YouTube

Përmes këtij projekti, Jakupi rikthehet me një këngë me tematikë patriotike, duke e lidhur me një prej momenteve më të ndjeshme për ish-krerët dhe familjet e tyre.

Kënga “Po vjen Komandanti” tashmë është bërë pjesë e repertorit të artistes dhe pritet të marrë vëmendje të veçantë në këtë periudhë.

Për tekstin është përkujdesur Fatmire Musliu me muzikë nga Edmond Zhulali.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Leonorës. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Të kam dashtë me shpirt e zemër”, pas shumë vitesh bashkë, ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari

13.11.2026

Nuk është vetëm grimi! Njomza zbulon çfarë fshihet pas shkëlqimit të saj

13.11.2026

“Vëllai jem, jeta pa ty është e vështirë” – mesazhi prekës i motrës së Altin Kryeziut

15.11.2026

Shyhretja publikon fotografi të ëmbël me nipin e vogël: Na i mbushe zemrat plot

14.11.2026