KOSOVA

Lëvizja Vetëvendosje shkon në zgjedhje të brendshme

Kosova.Today ·

Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje mbrëmjen e së premtes. Në të njëjtën, thuhet se është rënë dakord për shpalljen e zgjedhjeve brenda partisë. “Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua çështjeve të...

Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje mbrëmjen e së premtes.

Në të njëjtën, thuhet se është rënë dakord për shpalljen e zgjedhjeve brenda partisë.

“Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, me theks të veçantë procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim u arrit dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Zgjedhjet e brendshme përbëjnë një proces të rëndësishëm demokratik për ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të strukturave tona. Ato janë mundësi për mobilizim më të fuqishëm organizativ, për zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, për avancimin e kuadrove dhe për forcimin e lidhjes së drejtpërdrejtë të Lëvizjes me qytetarët në çdo nivel të organizimit”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, jo i komunës

13.11.2026

“Më mirë sot se nesër”: Rrustem Mustafa rikthen idenë e bashkëpunimit PDK–VV

13.11.2026

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale

13.11.2026

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim

13.11.2026