KOSOVA

Von der Leyen do të pritet me protestë, njoftohet aktivitet në aeroport

Kosova.Today ·

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Derisa në Kryeministri e pret Kurti, von der Leyen pritet të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” rreth orës 12:00, raporton IndeksOnline....

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Derisa në Kryeministri e pret Kurti, von der Leyen pritet të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” rreth orës 12:00, raporton IndeksOnline.

Në përkim me këtë itinerar, është paralajmëruar protestë përpara terminalit VIP, aty ku do të aterojë von der Leyen.

Protesta paqësore do të bëhet për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të Hagës.

Ky është njoftimi i plotë:

“Nesër, 1 tetor 2026, në ora 12:05, në VIP-in e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pritet të vijë Kryetar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas verdiktit antihistorik të Gjykatës Speciale në Hagë, rinia do të shprehë në mënyrë paqësore qëndrimin e saj për drejtësinë, historinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Me parulla dhe mesazhe qytetare, pa dhunë dhe pa provokime.

Pa dhunë. Pa provokime. Me dinjitet dhe qytetari.

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”

1 tetor 2026

12:05

Zëri i rinisë dëgjohet më fuqishëm kur shprehet paqësisht dhe me dinjitet.

The post Von der Leyen do të pritet me protestë, njoftohet aktivitet në aeroport appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13.11.2026