JETA

Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë

Kosova.Today ·

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih dhe, një javë më vonë, me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, ju fton në përurimin e veprës poetike “Katërstinori...

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih dhe, një javë më vonë, me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, ju fton në përurimin e veprës poetike “Katërstinori – Kalendar shpirtëror” të poetit Tonin Nikolli.

“Katërstinori”, i ndërtuar në katër cikle – Pranverori, Verori, Vjeshtori dhe Dimërori – është një udhëtim poetik nëpër stinët e natyrës dhe të shpirtit. Në të ndërthuren vendlindja, kujtesa, mërgimi, dashuria dhe kalimi i kohës, duke i dhënë veprës një dimension njëkohësisht intim dhe universal.

Tonin Nikolli është një poet nga Shqipëria (Lezha) i cili jeton dhe krijon në Zvicër dhe merr pjesë aktive në ngjarjet letrare e kulturore të komunitetit tonë në Zvicër.

Cyrih, 11.10.2026 | 18:00

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës

Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich Bernë, 17.10.2026 | 17:00

Ambasada e Republikës së Kosovës

Zähringerstrasse 25, 3012 Bern

Mirë se vini!

The post Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pirja e kafesë në Zvicër: Çfarë kushton një café crème dhe çfarë ndikon në rritjen e çmimeve?

24.11.2026

Monedha ari Zvicër 2026: 5,000 ekzemplarë, çmimi 715 franga

24.11.2026

Rama: Rritja e taksimit për të fituarit më shumë do të ngushtësojë hendekun ekonomik në Shqipëri

23.11.2026

Zvicra po vendos të lejonë fluturime të brendshme ajrore për kompanitë e huaja

23.11.2026