SHQIPERIA

Ligj i ri për ndërtimet/ Përse kjo fushë nuk rregullohet me masa shtrënguese?

Tërmeti i 26 nëntorit dhe pasojat që ai la pas duket se kanë “shkundur” edhe ekzekutivin, ku ky i fundit përveç të tjerave po merret edhe me përgatitjen tashmë të një kuadri ligjor të ri për të rregulluar fushën e ndërtimeve.
Kështu, gjatë fjalës së tij në parlament ditën e djeshme kryeministri Rama do të shprehej ekzaktësisht: Ju siguroj që një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë nuk kanë lidhje, nëse do të kishim zbatuar projektet e bashkive do të kishim një avancim të qyteteve shumë më shumë. Ajo që ka ndodhur me mijëra familje është tejkalimi i të gjitha akteve. Kate shtesë lart, një masë e pakonsiderueshme. Pse nuk ka funksionuar kontrolli që në nisje në ndërtime janë të paligjkshme? Nuk ka funksionuar për shkak të sistemit në këtë sallë për vite të tëra. Ka qenë një përpjekje e imja e nisur për vite e vite të tëra që nga koha kur isha në krye të bashkisë së Tiranës.
Ajo që duhet thënë është fakti që Shqipëria ka paur gjithmonë një kuadër ligjor për fushën e ndërtimeve, urbanis..

Loading...

Tërmeti i 26 nëntorit dhe pasojat që ai la pas duket se kanë “shkundur” edhe ekzekutivin, ku ky i fundit përveç të tjerave po merret edhe me përgatitjen tashmë të një kuadri ligjor të ri për të rregulluar fushën e ndërtimeve.

Kështu, gjatë fjalës së tij në parlament ditën e djeshme kryeministri Rama do të shprehej ekzaktësisht: Ju siguroj që një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë nuk kanë lidhje, nëse do të kishim zbatuar projektet e bashkive do të kishim një avancim të qyteteve shumë më shumë. Ajo që ka ndodhur me mijëra familje është tejkalimi i të gjitha akteve. Kate shtesë lart, një masë e pakonsiderueshme. Pse nuk ka funksionuar kontrolli që në nisje në ndërtime janë të paligjkshme? Nuk ka funksionuar për shkak të sistemit në këtë sallë për vite të tëra. Ka qenë një përpjekje e imja e nisur për vite e vite të tëra që nga koha kur isha në krye të bashkisë së Tiranës.

Ajo që duhet thënë është fakti që Shqipëria ka paur gjithmonë një kuadër ligjor për fushën e ndërtimeve, urbanistikës, dhe madje edhe për atë të inspektimeve teknike.

Por ndodhia e 26 nëntorit, ku përveç goditjes së madhe që shkaktoi tërmeti duhet thënë që doli në pah edhe pakujdesia njerëzore si ajo në rrafshin e ndërtuesve privatë, ashtu edhe të mungesës së kontrollit së organeve përkatëse shtetërore.

Dhe pikësht për këtë arsye edhe vetë kryeministri Rama fajin e gjeti tek mungesa e ligjit, dhe zgjidhjen tek ashpëria e tij. Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një ligj të ri që do rregullojë fushën e ndërtimeve, dhe është e nevojshme sipas tij edhe ashpërsimi i sanksioneve në Kodin penal për ata që ndërtojnë pa lejë.

Por koha ka treguar se këto situata nuk zgjidhen kështu me ashpërsime sanksionesh apo masa represive. Ajo që nevojitet në këto raste është ndërgjegjësimi i shoqërisë, konsolidimi i sistemit, dhe mbi të gjitha vulneti i shtetit për të zbatuar ligjet.

Pra problemi nuk është tek mungesa e ligjeve, por vullneti për t’i zbatuar ato. Kjo është e vetmja gjë që na duhet të ndryshojmë.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ligj i ri për ndërtimet/ Përse kjo fushë nuk rregullohet me masa shtrënguese? Ligj i ri për ndërtimet/ Përse kjo fushë nuk rregullohet me masa shtrënguese?Rating: 5.0
To Top